Thursday, November 28, 2024

Papa Françesku pret skuadrën e Sëlltikut

Lexo

“Fitorja në ndeshje ka rëndësi, por më i rëndsishëm është shembulli që jepni”

“Bota e futbollit ka ndryshuar shumë. Interesat ekonomike janë rritur ndjeshëm, deri në atë pikë sa të rrezikojë, ndonjëherë, ta bëjë futbollin interesant vetëm për arsye të interesit ekonomik.” Me këto fjalë iu është drejtuar Papa Françesku futbollistëve të ekipit të Celtic Glasgoë, që kishin ardhur në Romë për ndeshjen me Lazion, e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve.

“Të gjithë ngulmojnë që të fitojnë një ndeshje. Por kjo nuk është gjëja më e rëndësishme – u tha Papa Françesku drejtuesve dhe lojtarëve të ekipit skocez. – Por ajo që ka më shumë rëndësi është shembulli që ju jepni, si kur fitoni ashtu edhe kur humbni, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Një shembull që mishëron virtyte si guximi, këmbëngulja, bujaria dhe respekti për dinjitetin e të tjerëve, që është dhuratë nga Zoti”.

Papa Françesku më pas shtoi se te lojtarët njerëzit nuk duhet të shohin vetëm futbollistë të mirë, por edhe njerëz të aftë për delikatesë, me zemër të madhe, të aftë për të qenë administratorë të mençur të përfitimeve të shumta që gëzojnë falë pozitës së tyre fatlume shoqërore. Në fund Papa Françesku bëri thirrje për paqe.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img