Saturday, July 27, 2024

Manchester United në telashe, PSV eliminon Sevillan

Lexo

“Djajtë e Kuq” kanë barazuar 3-3 në fushën e Galatasaray. Sevilla: nga 0-2 në 2-3 me PSV-në, Ramos dhe shokët e tij të eliminuar.

Onana tradhton dhe Manchester United vuan: nga 3-1 në 3-3 me Galatasaray, me dy gabime nga ish-portieri i Interit. Një rezultat që komprometon ecurinë e Djajve të Kuq, të detyruar të fitojnë kundër Bayernit në turin e fundit dhe shpresojnë që turqit të mos bëjnë të njëjtën gjë ndaj Kopenhagen.

Garnacho zhbllokoi sfidën pas 11 minutash lojë me një asistim të Fernades, ndërsa ishte ky i fundit që dyfishoi rezultatin vetëm shtatë minuta më vonë. Turqit ngushtuan diferencës pas gjysmë ore lojë me një gol të Ziyech. Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 55-të McTominay shënoi të tretin për Djajtë. Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe shënuan dy herë: me Ziyech 62’ dhe Akturkoglu 71’ për një barazim 3-3.

Sevilla nga ana tjetër i thotë lamtumirë Champions League: nga 2-0 në 2-3 me PSV-në, falë dhe kartonit të kuq për Ocampos. Spanjollët arritën të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 24-ët me anë të Ramos, ndërsa në minutën e 39-të panë të anullohet goli i Sow nga VAR. Në fillimin e pjesës së dytë ishte En-Nesyri që dyfishoi. Situata ndryshoi në minutën e 66-të me kartonin e dyfishtë të verdhë për Ocampos. Holandezët bënë reagimin e duhur duke shënuar tri herë. Saibari 68, Gudelj(autogol) 81’ dhe Pepi 90’+2 përmbysën gjithçka: nga 2-0 në 2-3.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img