Saturday, May 4, 2024

Partizani barazon në sfidën e parë europiane. Trajneri, Zoran Zekiç, i kënaqur me lojën e të tijve

Lexo

“Mund të them se dhamë gjithçka sot, sa mund të japim në këtë moment. BATE ka luajtur 13 ndeshje, ne vetëm dy miqësore. Në pjesën e parë ne luajtëm presing të lartë gjithë kohës. Në pushim u thashë djemve që nuk jemi në formë maksimale në këtë moment, duhet të presim. Por nuk luajtëm mirë pa top.

Kemi 7 ditë më shumë për të përgatitur më mirë taktikisht dhe fizikisht. Por çdo gjë që bëmë taktikisht në ndeshje ishte shumë mirë. Duhet të përmirësohemi se BATE Borisov është një skuadër shumë e mirë.

Jam krenar, se jemi këtu prej vetëm 25 ditë dhe punojmë shumë. Skuadra dha 100%, jam i sigurt se në sulm mund të luajmë shumë më mirë, por nuk kemi kohë dhe nuk ka alibi. Duhet të jemi gati për ndeshjen tjetër.

Grezda dhe Mensah në fund? Mendoj se mund të luajmë më mirë, por pashë disa probleme taktike. Mehmeti ishte i dëmtuar, në ditët e fundit nuk ishte 100%. Ndaj ndryshova pak. Kemi disa probleme në krahun e djathtë se nuk mbështetëm Hadrojn, e kemi thënë gjithë kohën se kishim dy lojtarë para mbrojtjes në mesfushë”, the Zekiç për “MCN” në mbyllje të ndeshjes.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img