Partizani-Kastrioti, mbyllë javën e 26-të të Superiores. Të kuqtë fitojnë bindshëm 4-1 dhe marrin kreun e renditjes

Partizani-Kastrioti 4-1(Shënues: Cara 35’, Matondo 40’, Selmani 45’+2’, Mba 78’/Mihana 44’

Partizani-Kastrioti, ndeshje e luajtur pasditen e sotme në stadiumin e ri të KF Partizani, ishte ndeshja e fundit që ka mbyllur javën e 26-të të kategorisë Abissnet Superiore. Të kuqtë kanë sfiduar krutanët duke i mundur me rezultatin e thellë 4 me 1.

Ndeshja ishte e hapur për rreth 30 minuta, pasi skuadrat nuk krijuan shumë rreziqe. Por goli i Carës në të 35-tën minutë zhbllokoi rezultatin. Më pas vijnë edhe golat e tjerë,  Matondo  në të 40-tën, Selmani në të 45-tën dhe Mba 78-tën duke e çuar në katër numrin e golave për skuadrën e Xhovani Koleles.

Një gol i vetëm i miqve nga Kruja me autor Mihanen në të 44-tën minutë, vlen vetëm për statistikë, duke mos mundur të ndalë fitoren e merituar të skuadrës së kuqe me rezultatin përfundimtar, 4-1.

Me këtë tre pikësh, duke përfituar nga barazimi i Tiranës në Ballsh me Bylisin, 1-1, Partizani arrin  të barazojë me 44  pikë Tiranën kryesuese, por me golaverqzh më të mirë, Partizani është në krye.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu