Tuesday, October 8, 2024

Ardit Krymi, beson në kalimin e turit:“Linfield përfitoi nga gabimet tona dhe grupi ynë nuk ishte i lidhur. Unë kam besim dhe këtë kërkoj ta injektoj edhe te djemtë.!”

Lexo

Pragndeshja, Vllaznia-Linfield FC, takim ky që do të luhet mbrëmjen e së enjtes në sstadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 20:45, është komentuar nga Ardit Krymi. Mesfushori që la klubin bjellorus Shaktjor Soligorsk, me të cilin luajti sezonin e kaluar, tashmë është pjesë zyrtare e Vllaznisë, por duke qënë i pafederuar nuk mund të aktivizohet për turin e parë, por nëse Vllaznia kualifikohet, kuqeblutë do të dërgojnë emrin e tij në UEFA për federim., futbollisti.

Në intervistën dhënë gazetarit sportit të Panorama Sport, Admir Uruçi, ndërsa flet për vete, Krymi analizon edhe Vllazninë e ndeshjes së parë europiane ndaj Linfield të Irlandës së Veriut, si dhe pragndeshjen e duelit të dytë.

Ardit, sërish te Vllaznia pas një eksperience 1-vjeçare në Bjellorusi. Cila është përshtypja e parë në këtë rikthim?

Të premten mbërrita në Shkodër dhe normalisht konkretizuam gjithçka pas bisedave që kisha bërë me drejtuesit e klubit. Përfundimisht u finalizua gjithçka. Unë e kisha thënë edhe më parë, që dëshira ime ishte të rikthehesha në Shkodër pas një viti pozitiv në Bjellorusi. Kisha edhe oferta të tjera, por u binda për të vijuar me Vllazninë.

Si e gjeni tashmë ekipin, e keni ndjekur takimin e parë me Linfildin?

Po, e kam ndjekur. Të jem i sinqertë, prisja shumë më tepër në ndeshjen e parë. Është për të ardhur keq, sepse nuk ishte se kundërshtari kishte më shumë cilësi se ne, por më shumë përfituan nga disa gabime tonat.

Çfarë nuk shkoi më konkretisht sipas jush?

Djemtë nuk funksionuan si grup. Megjithatë, ishte ndeshja e parë dhe për mendimin tim mund t’ia dalim.

Ka shanse të jeni në fushë në takimin e kthimit apo s’bëhet dot federimi në këtë tur?

Jo, nuk është e mundur, pasi federimet për këtë tur janë mbyllur dhe mund të vonojnë edhe letrat. Por, nëse Vllaznia kalon në turin tjetër, do të jem në fushë.

Besoni se pas humbjes 3-1 në Irlandën e Veriut, Vllaznia ka ende shanse për të kaluar turin?

Po, kam besim se mund t’ia dalim. E thashë, nuk kishin gjë më shumë se ne, përfituan nga gabimet tona dhe grupi ynë nuk ishte i lidhur. Unë kam besim dhe këtë kërkoj ta injektoj edhe te djemtë.

Ju keni qenë në fushë në atë përmbysje të dy viteve më parë ndaj Shiroki Brijegut. Është ajo ndeshje një shembull për t’u besuar?

Po, ajo ndeshje është një shembull konkret. Pakkush e mendonte se mund t’ia dilnim, por ajo që dhamë në fushë tregoj se ne mundeshim. Duhet që të gjithë të luftojnë më shumë në grup dhe vetëm ashtu mund të shkojmë te kualifikimi.

Tifozët dhe drejtuesit kanë shumë pritshmëri te ju, e ndieni tashmë përgjegjësinë e madhe që keni?

Unë do të jap maksimumin tim për këtë fanellë, ashtu siç kam bërë gjithnjë. Të them të drejtën, jam shumë optimist se gjërat duke filluar që nga ndeshja e kthimit me Linfildit do të shkojnë në mënyrën më të mirë për Vllazninë. Kam besim se ne do të jemi në turin tjetër.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img