Një përballje në pozita krejt të kundërta ka qënë ajo e sotmja në stadiumin “Flamurtari”, ku përballë Vllaznisë potente të Superiores ka qënë Flamurtari modest i Kategorisë së Dytë të futbollit shqiptar.
E megjithatë, trajneri vlonjat Dritan Resuli shprfehet i kënaqur për paraqitjen e skuadrës së tij. Madje, ai thotë se ka keqardhje për rezultatin që sipas tij mund të ishte ndryshe bazuar në mundësitë që iu krijuan Flamurtarit për shënim.
“Këtë ndeshje e kishim vlerësua, luajtëm ndaj një Vllaznie që i dihen vlerat. Patëm shanset tona që nuk mundëm t’i shfrytëzonim, kishim keqardhje për këtë rezultat, por jam i kënaqur për paraqitjen në fushën e blertë. Ne si Flamurtar kemi synim që të ecim sa më shumë në Kupën e Shqipërisë. Ne e dimë mirë që në futboll nuk ka i vjetër dhe i ri, por ka i mirë dhe i dobët. Ne kemi afruar shumë lojtar të ditëlindjes ‘2002 dhe ‘2003, por edhe ata kanë kohën e tyre.”, u shpreh menjëherë pas ndeshjes njëshi i pankinës vlonjate, Dritan Resuli.
Ndërsa, sa i përket objektivit të Flamurtarit, ai tha se qëllimi kryesor është që të shkojnë në Kategorinë Superiore shumë shpejt, gjë që mund të arrihet edhe nga projekti dhe mbështetja shumë të madhe që skuadra ka nga presidenti i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi