Friday, May 17, 2024

(Pas ndeshjes) Spikat ndaj Flamurtarit, Fangaj mesazh Brdariçit për një vend në për formacionin

Lexo

Realisht, emri i Abdurrahman Fangajt ka qënë jo pak i kuotuar për vetë cilësinë dhe nivedlin që ka shfaqur kur ishte pjesë e kurbinasve të Laçit. Ishte kjo arsyeja që drejtuesit kuqeblu nxituan ta rikthejnë në Shkodër.

Por, rikthimi tek kuqeblutë koinçidoi në një moment jot ë mirë të tij kur bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë, që megjithë punën intensive të stafit mjekësor, kaloi një periudhë e gjatë rreth një vitë e gjysëm që Fangaj të mos ishte në formën e duhur sportive.

Megjithatë, falë hapësirave që gjatë periudhës së fundit po i  krijon tekniku Brdariç, forma sportive e Fangaj ka ardhur duke u rritur. Ndërkohë, që sot ndaj Flamurtarit për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, Fangaj mori edhe një note tjetër pozitive.

“Është një pritje shumë e gjatë, një vit e  gjysmë, pas një dëmtimi të vështirë. Me punë e përkushtim besoja se do kthehesha protagonist. E kishim vlerësuar ndeshjen me Flamurtarin, duke parë që janë pretendente për tu ngjitur në superiore. Mendoj se  ishte kujdesi maksimal nga ana e jonë për këtë ndeshje. Besoj që ka qenë shumë e vështirë për mua, por me hapësirat e duhura të kupës mendoj se do kem minutat e mia edhe në vazhdim. Edhe pse aty luan Gurishta që ka treguar një nivel të madh por mendoi se do gjendet zgjidhja. Mendoj që luftojmë dhe për Kupën se jemi fitues dhe mendoj që do luftojmë në të dyja frontet.”, u shpreh Fangaj menjëherë pas ndeshjes, Flamurtari-Vllaznia, ndeshje e mbyllur me fitoren e kuqebluve me rezultain 1-2.

Kjo rritje e Fangaj gjatë ndeshjeve të fundit është një sinjal shumë pozitiv edhe për skuadrën dhe kryesisht për teknikun Brdariç, të cilit tashmë i shtohen alternativat për një vend në formacion të Fangajt, jo vetem në prapavijë, por pse jo edhe në mesfushë, rol që ai e ka luajtur edhe gjatë aktivizimit tek Laçi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img