Friday, April 26, 2024

(Pas ndeshjes) Mundi Vllazninë 1-0. Euforia e trajnerit të Bylisit, Shensoi: Arritëm të fitojmë me një stërvitje!

Lexo

Pas një seri ndeshjesh pozitive, Vllaznia, zhgënjeu në javën e 18-të, teksa u mund nga Bylisi me rezultatin 1-0. Nga sa u pa, fitorja e mallakastriotëve ishte e merituar, por në një farë mënyre, deklarata e pas ndeshjes dhënë nga trajneri i Bylisit, Naxhi Shensoi, ishte paksa cinike dhe eurofike, teksa shprehet se “fituam me Vllazninë, vetëm me një stërvitje”!

“Jam gëzuar shumë që rikthehem në futbollin shqiptar pas 10 vitesh, në 2013 kemi luajtur në finale kundër Laçit, askush mbrapa meje s’ka arritur të marrë Kupën. Kemi objektiva të mëdha së bashku me presidentin. Të rikthejmë Bylisin siç ka qenë në 2011. Nuk është se e njihja skuadrën dhe kampionatin, komplimente për Vllaznisë se po luajnë shumë mirë. Jam shumë i lumtur që fituam vetëm më një stërvitje, u kënaqa kur pash sa pozitivë u treguan shkodranët. Por ne luftuam më shumë, edhe pse nuk luajtëm shumë. Ne nuk i lejuam që të shënonin. Do bëjmë kalkulime për të menduar se çfarë duhet të rregullojmë, ne do të shkojmë për të luajtur dhe fituar. Ia dedikojmë fitoren Besnik Kapllanajt”, tha Shensoi për “Oversport” pas sfidës

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img