Tuesday, November 26, 2024

Pas pak, Laçi-Vllaznia. Trajnerët Bejzade dhe Memelli, publikojnë formacionet zyrtare

Lexo

Pas pak, Laçi-Vllaznia. Trajnerët Bejzade dhe Memelli, publikojnë formacionet zyrtare. Pritet ndeshje e hapur nga të dyja skuadrat

Laçi dhe Vllaznia përballen sot në kuadrin e javës së katërt të kategorisë Abissnet Superiore. Dueli në fjalë luhet në stadiumin e qytetit të Laçit dhe nis pas pak, në orën 16:00. Ndërkohë që të dyja skuadrat kanë zbritur në fushë për të kryer nxemjen e zakonshme, trajnerët kundërshtarë, Skerdi Bejzade i Laçit dhe Migen Memelli i Vllaznisë kanë zyrtarizuar formacionet e para.
Formacioni i Laçit: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Kurti, Qato, Kryeziu, Manellari, Barjamaj, Ujka, Melo, Sobouejll. Trajner: Skerdi Bejzade
Ndërkohë, në kampin kuqeblu, trajneri Migen Memelli vjen me ndryshime në këtë ndeshje. Ai që bie në sy është aktivizimi i të riut Pusi në rolin e qëndërmbrojtësit. 20 vjeçari, i dalë nga Akademia Vllaznia, ka marrë vlerësime pozitive nga specialistët e futbollit, gjë që e ka treguar edhe në momentin që u aktivizua si zëvendësues dy ndeshje më herët. Është kjo arsyeja që tekniku Memelli i ka besuar shtatlartit që sot të luajë nga minuta e parë në vend të kroatit Marko Juriç, i cili mungon për arsye dëmtimi.
Formacioni i Vllaznisë: Qarri, Smajli, Pusi, Stojanoviç, Hakaj, Krymi, Boshnjaku, Çeshmedjiev, Mala, Gruda, Balaj. Trajner: Migen Memelli
Ndeshja Laçi-Vllaznia do të gjykohet nga një treshe durrsake, me arbitër kryesor Andi Koçi dhe asistentë Fatmir lama dhe Rexhino Mersonaj. Arbitër I katërt është tropojani Dorjan Maletaj. Në sistemin VAR Albert Doda, Tiranë dhe AVAR, Rejdi Avdo Tiranë. Delegat i FSHF-së, Uvil Zajmi, Tiranë dhe vëzhgues Ilirjan Kristo Tiranë.
Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img