Edhe rreth një orë na ndajnë nga sfida, Vllaznia-Laçi e vlefshme për javën e fundit të Kampionatit të 83-të Kombëtar të Futbollit-Kategoria Superiore. Ndeshje kjo përcaktuese për fatin e titullit kampion. Kuqeblutë janë në garë me Teutën që bashkëkryesojnë me pikë të barabarta, po në lojë janë edhe Laçi me Partizanin. Do të jenë rezultatet e javës së fundit, kryesisht ato që luhen në “Loro Boriçi”, Vllaznia-Laçi, ajo e “Niko Dovanës”, Teuta-Apolonia” dhe e stadiumit të Ballshit, :Adush Muça”, Bylis-Partizani, të cilat do të vendosin fatin e titullit kampion për sezonin 2020-2021.
Në një postim në rrjetin social FB të pak oërëve më parë, sponsor i kuqebluve, Alban Xhaferi shkruan:
“S’ka forcë as ndryshim pa lejen e Zotit”
Sot ne shkojme te qete dhe me merite drejt objektivave tona
Te gjithë jemi më të motivuar deri në maksimum për të luftuar deri ne fund
#rikthiminesukses eshte tashma realitet