Sunday, April 28, 2024

Futboll Kombëtarja/Miqësoret ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke, në listën e teknikut Reja edhe shkodranët, Hysaj, Kumbulla, Balaj, Broja dhe Alen Sherri

Lexo

Trajneri i ekipit Kombëtar Edoardo Reja ka dalë ditën e sotme në konferencën zyrtare për mediat, ku ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar, në prag të dy ndeshjeve miqësore që Shqipëria do të zhvillojë kundër Uellsit, më 5 qershor dhe tre ditë më vonë ndaj Republikës Çeke. Ekipi do të nisë grumbullimin prej ditës së sotme në kompleksin “Tropikal”, ku do të qëndrojë deri më 1 qershor, përpara se të niset drejt Uellsit, ku edhe do të zhvillojnë ndeshjen e parë miqësore. Nga Uellsi, kuqezinjtë do të nisen drejt Pragës, për të luajtur edhe ndeshjen tjetër të planifikuar ndaj Republikës Çeke.

Trajneri kuqezi ka ftuar 25 lojtarë për këto dy ndeshje, mes të cilëve edhe shkodranët Hysaj, Kumbulla, Balaj, Broja dhe portjeri Alen Sherri. Teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve, Reja foli për lojtarët e grumbulluar për këto dy ndeshje, ku shpjegoi listën, duke theksuar se disa lojtarë që kanë qenë pjesë e grumbullimeve të kaluara, mungojnë për shkak të dëmtimeve. Ai theksoi se lista nuk është përfundimtare, dhe mund të ndryshojë në ditët në vijim si dhe u shpreh se ndeshjet ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke janë shumë të rëndësishme, që do t’i shërbejnë për si teste vlerësuese për ndeshjet e shtatorit. Ai foli edhe për çështjen e Nedim Bajramit dhe Florian Kamberit si dhe u ndal te kundërshtarët e Botërorit. Tekniku Reja u pyet nga gazetarët edhe për Kategorinë Superiore, ku dha edhe një mendim personal për këtë sezon futbollistik të këtij kampionati.

Është kënaqësi që jam sërish para jush. Kemi disa probleme sa i përket pjesës së portierëve, si Berisha ashtu edhe Strakosha kanë pasur probleme fizike. Berisha ka një problem në dorë, ndërkohë që Strakosha është duke u rikuperuar. Sigurisht do flasim edhe me stafin mjekësor kur ekipi të grumbullohet, në mënyrë që të bëjmë një vlerësim sa i përket problemeve fizike dhe të shohim gjendjen e tyre. Për listën mund të them se do të jetë përfundimtare pasi të kënë mbaruar edhe ndeshjet e kampionatit shqiptar sot, do të kem mundësi të bëj ndonjë vlerësim, në qoftë se do të më duhet të bëj ndonjë zëvendësim, qoftë për pjesën e portës. Sa i përket Kamberit, kemi folur edhe me menaxherin e tij, kemi folur edhe me lojtarin dhe nuk kemi marrë përgjigje entuziaste. Siç duket nuk ka shfaqur dëshirë të madhe, por thotë se ka edhe probleme fizike. Sigurisht, ne do të marrim ato lojtarë që ndihen gati dhe janë aty për të kontribuar për ekipin. Gjithsesi do ta ndjekim edhe çështjen e Kamberit në vazhdimësi, nuk është e thënë që ka mbaruar këtu. Do ta shikojmë prapë, nëse do të kemi mundësi ta marrim sërish., than ë fillim trajneri kuqezi, Edi Reja.

Ndëra, sa i takon ndeshjeve miqësore, ai tha:”Janë ndeshje shumë të rëndësishme, e thashë edhe pak më parë që na duhet motivimi i duhur nga të gjithë lojtarët. Për mua janë dy prova shumë të rëndësishme. Në aspektin psikologjik për lojtarët na duhet mentaliteti i duhur për të luajtur këto dy ndeshje. Nuk janë ndeshje miqësore, e theksoj, nuk ekzistojnë ndeshje miqësore për një Kombëtare. Lojtarët që vijnë duhet të jenë në formë qoftë fizikisht, por edhe të kenë stimujt e duhur në maksimum. Luajmë ndaj dy skuadrave me peshë, kështu që shpresoj se do na vlejnë shumë për ndeshjet e shtatorit.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img