Monday, April 29, 2024

Pas pak, ora 17:45 në “Loro Boriçi”, Vllaznia-Kastrioti, trajnerët zyrtarizojnë formacionet e para

Lexo

Vllaznia dhe Kastrioti janë gati për të zbritur në fushën e lojës. Ndeshja e vlefshme për javën e pestë të Abissnet Superiore starton pas pak minutash në stadiumin “Loro Boriçi”, dhe konkretisht në orën 17:45.

Ndërkohë, dy trajnerët kundërshtarë, Mirel Josa i Vllaznisë dhe Emiliano Çela i Kastriotit kanë zyrtarizuar lojtarët që do të hedhin në fushë nga minuta e parë. Formacione, pak a shumë, me ndonjë përjashtim shumë të vogël, janëato emra që janë komentuar edhe më herët në dy kampet përkatëse.

Ajo që spikat tek skuadra kuqeblu ka të bëjë me besimin që tekniku Josa i ka dhënë 19 vjeçarit Rejan Alivoda për të luajtur titullar nga minuta e parë.

Skuadra shkodrane vjen nga një humbje në transfertë përballë Egnatais dhe djemtë e drejtuar nga Mirel Josa do të kërkojnë të rikthehen te tre pikët.

Nga ana tjetër, krutanët duan të ruajnë ritmin që kanë pa humbje dhe në Shkodër do të kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë.

Formacionet zyrtare:

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Shehi, Juriç, Hakaj, Jonuzi, Alivoda, Heriç, Mala, H. Marku, A. Hoxhaj. Trajner: Mirel Josa

KASTRIOTI: Sali, Kodra, Stojanoviç, A. Selmani, Rami, Karakaçi, Hasani, Mehmeti, Zogaj, Gabriel, Greca. Trajner: Emiljano Çela

Ndeshja do të gjykohet nga arbitra ndërkombëtare e kolegjumit të Elbasanit, Emanuela Rusta

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img