Sunday, May 5, 2024

Pas pak, ora 19:45, në “Loro Boriçi” Vllaznia-Kukësi, ndeshja e fundit e javës së 33-të-Abissnet Superiore

Lexo

Pas dy ndeshjeve të mëparshme, Partizani-Tirana 1-2, dhe Laçi-Kastrioti 4-1, të luajtura të shtunën dhe të dielen, tre takimet e së hënës mbyllin javën e 33-të të kategorisë Abissnet Superiore.

Teuta-Egnatia e Dinamo-Skënderbeu, i luajtën ndeshjet e tyre në orën 16:45, ku durrsakët mposhtën Egnatian me rezultatin 3-1 dhe Dinamo-Skënderbeu barazim 1-1, pas pak në orën 19:45 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës luhet supersfida, Vllaznia-Kukësi, 90-të minutëshi i fundit për javën e 33-të.

Një përballje e drejtpërdrejtë rivalësh për Evropën. Të dyja skuadrat ndajnë vendin e 4-t dhe të 5-të, me nga 46 pikë secila, 3 më pak sesa Partizani i vendit të 3-të, që ka luajtur sidoqoftë një ndeshje më tepër. Një fitore e secilës skuadër do ta mbante atë në vendin e 4-t.

Por, ndërsa për shkodranët do të ishte një pozicion komod në renditje, pasi do ta linte Vllazninë me dy mundësi për të mbërritur Evropën, si nëpërmjet fitimit të Kupës së Shqipërisë, ashtu edhe nëpërmjet vendit të 4-t. Ndërkohë, për Kukësin, kjo është një ndeshje jetike, pasi vendi i 3-të po bëhet gjithnjë e më e vështirë për verilindorët, ndërsa vendi i 4-t ofron një gjysmë shprese për skuadrën e trajnerit Diego Longo, që sidoqoftë do të varet nga rezultati i finales së Kupës së Shqipërisë.

Për duelin e sotëm, trajnerët Elvis Plori i Vllaznisë dhe Diego Longo i Kukësit kanë zyrtarizuar formacionet e parë, me të cilët do ta fillojnë ndeshjen.

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Bulatoviç, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Hoxhaj, Aralica. Trajner: Elvis Plori

KUKËSI: Xhika, Bytyçi, Lulaj, Pëllumbi, Dragoshi, Gj. Taipi, Gavaza, Sh. Taipi, Feijao, Milunovic, Basha. Trajner: Diego Longo

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img