Në orën 15:00 në Nion të Zvicrës Tirana do të njihet sot me kundërshtaren që do të ketë në turin e parë të Ligës së Konferencës. Tirana u rendit në vendin e dytë në kampionat dhe koefiçienti që skuadrat ka, ka bërë që të jetë në vazon e ekipeve jo favorite dhe në turin e parë e pret një short i vështirë, megjithëse në vazon e skuadrave favorite ka edhe skuadra që nuk trembin.
Rivalet e Tiranës:
NK Maribor (Sllo)
Alashkert FC (Arm)
FC Dinamo Batumi (Gjeo)
La Fiorita 1967 (San Marino)
FC Dinamo Minsk (Bjell.)
Ndërsa Egnatia dhe Vllaznia, të cilat u renditën respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt në kampionat, nuk kanë shumë fat pasi rivalet e mundshme janë më të forta.
Rivalet e Egnatias:
Ararat-Armenia FC (Arm)
FK Sutjeska (Mali i Zi)
FK Sarajevo (Bosnje-Hercegovinë)
FC Vaduz (Lihtenshtejn)
NK Domžale (Sllo)
Rivalet e Vllaznisë:
Linfield FC (Irlanda e Veriut)
Dundalk FC (Irlandë)
Konah’s Quay Nomads FC (Uells)
FC Progres Niederkorn (Luksemburg)
Inter Klub d’Escaldes (Andorra)