Saturday, May 18, 2024

Champions League, Partizani në vazon “B” të shortit: Sheriff Tiraspol, Borisov, Astana, Maccabi, Zrinjsk, kundërshtarët e mundshëm

Lexo

Kampionët e Shqipërisë mund të përballen që në turin e parë me ish-skuadrën e trajnerit Zekić. Sherifi i Tiraspolit është një prej ekipeve që mund të jetë rivali i të kuqve në turin e parë kualifikues të Champions League. Një tjetër rival i mundshëm është edhe kampionia e Bjellorusisë, Bate Borisov që do jetë në aktivitet kohën kur do të luhen ndeshjet.

Skuadra më e fortë në letër është kampionia e Izraelit, Maccabi Haifa, ndërkohë që skuadra të tilla si Zrinjski i Bosnjës, apo Astana e Kazakistanit kanë specifika vetëm për sa i përket udhëtimeve. Nëse Bosnja është shumë afër dhe klubi i kuq do të shpenzojë shumë pak për ushëtimin, transferta për në Astana mund të jetë një histori më vete. Për të udhëtuar drejt kryeqytetit të Kazakistanit, duhen të paktën 6 orë udhëtim nga Stambolli.

Gjithësesi, gjithçka kristalizohet në orën 14:00 në Nion, kur hidhet shorti për turin e parë të Ligës së Kampioneve. Ndeshjet do të luhen në datat 11/12 korrik dhe ndeshjet e kthimit në 18/19 korrik.

Shorti/Grupi 3

Vazo A

FC Sheriff Tiraspol (MDA)

FC BATE Borisov (BLR)

FC Astana (KAZ)

Maccabi Haifa FC (ISR)

HŠK Zrinjsk (BIH)

Vazo B

FC Dinamo Tbilisi (GEO)

FK Partizani (ALB)

FCV Farul Constanța (ROU)

FC Urartu (ARM)

Hamrun Spartans FC (MLT)

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img