Saturday, June 21, 2025

Përballja e së dieles në “Selman Stërmasi”, Vllaznia-Tirana. Klubi bardheblu publikon çmimet e biletave

Lexo

Ndeshja e së dieles, Vllaznia-Tirana, e cila siç është bërë me dije edhe më heret, duhej të luhej në Shkodër, por për arsye të rimbjelljes së barit në stadiumin “Loro Boriçi” është spostuar të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit, ditën e diele duke filluar nga ora 13:00, pritet të ketë një interesim të madh nga ana e tifozërive të të dyja palëve.

Në prag të kësaj ndeshje, përmes një njoftimi në fazen zyrtare të KF Tirana, klubi bardheblu ka bërë të ditur edhe çmimet e biletave, të cilat, sipas tribunave përkatëse, variojnë, nga 300 lekë deri në 1000 lekë.

Konkretisht, çmimi prej 300 lekësh do të jetë në tribunat C, D, E, F dhe G do të kushtojnë 300 lekë të rinj. Në tribunat A dhe B, çmimi do të jetë 1000 lekë.

Ndërkohë, për tifozërinë shkodrane është rezervuar tribuba H, dhe çmimi i saj do të jetë po aq sa edhe tribunat e tjera C, D, E, F dhe G, 300 lekë.

Biletat në fjalë të takimit, Tirana-Vllaznia, mund t’i gjeni në biletarinë pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Merkato-Serjan Repaj firmos për FK Vora. 5 orë nga deklarata e Vllaznisë për largimin e tij, mbrojtësi shkodran, firmos për Vorën duke mbetur sërishmi...

“𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐛𝐞̈𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐮𝐫 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐒𝐞𝐫𝐣𝐚𝐧 𝐑𝐞𝐩𝐚𝐣. 𝐄 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐚𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐧 𝐞...
- Advertisement -spot_img