Tuesday, April 16, 2024

(Video-Intervista) Pragndeshja, Vllaznia-Tirana, ish kapiteni Gilman Lika: Ndeshje e barabartë, por besoj se Vllaznia kthehet me tre pikë në Shkodër

Lexo

Kuqeblutë e Vllaznisë po përgatiten për javën e 12-të të Superiores, ndeshjen e fundjavës me Tiranën, klasiken e futbollit shqiptar, sfidë kjo që ka vënë përballë Tiranën kryesuese me Vllazninë e vendit të tretë. Për ish kapitenin e Vllaznisë, Gilman Lika, i cili ka luajtur edhe me bardheblutë, kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat.

Bardheblu kërkojnë fitoren për të mbajtur kreun e renditjes, ndërkohë që Vllaznia kërkon ecurinë pozitive të javëve të fundit, dhe pse jo, me një fitore tre pikëshe në kryeqytet, si dhe humbje të Partizanit, të ngjitet në krye të tabelës së klasifikimit.

Fitorja e javës së kaluar në transfertë me Kukësin, por më së shumtmi edhe me lojë bindëse, e bën më të avantazhuar Vllazninë, në aspektin psikologjik. Megjithatë, për Likën, kjo është një ndeshje 50 me me 50, por si shkodran, natyrisht që dëshiron të fitojë Vllaznia. Madje, ka besim se kuqeblutë do të kthehen në Shkodër me fitore tre pikëshe.

Pozitive për skuadrën kuqeblu, është edhe fakti që tre pjesëtarë të Vllaznisë, Gurishta, Hakaj dhe Marku, ishin pjesë e kombëtares në miqësoren me Katarin, çka ka sjellë një atmosferë optimiste, jo vetëm në aspektin individual, por edhe në frymën e grupit në skuadër.

Në vijim, Lika, flet edhe Rejan Alivodën, futbollist që po rritet dita ditës tek Vllaznia. Një shembull ky kuptimplotë që tregon për punën e mirë të stafit teknik në evidentimin e elementit të ri me perspektive.

Ndeshja Vllaznia-Tirana, e cila ishte planifikuar të luhej të shtunën në stadiumin “Selman Stërmasi” është shtyrë për një ditë më pas, të dielen. Sipas njoftimit zyrtar të FSHF-së, kjo shtyerje është bërë me kërkesë të Policisë së Shtetit, pasi në të njëjtën ditë është edhe protesta e Opozitës, duke krijuar vështirësi në garantimin e rendit dhe qetësisë.

Intervisten e plotë me ish kapitenin e Vllaznisë, Gilman Lika, mund ta ndiqni të plotë në YOUTUBE- kanali Veriu Sport.

(Video) Prononcimi i ish kapitenit kuqeblu, Gilman Lika, në pragndeshjen, Vllaznia-Tirana)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img