Thursday, April 25, 2024

Miqësorja e dytë me Malin e Zi, Shqipëria U-18 mundet 3-0 në transfertë

Lexo

Mali i Zi U18-Shqipëri U18 3-0

Formacioni i Shqipërisë: Klevis Totoshi, Zylyf Muça, Ardit Nuredini, Arlind Kurti, Luis Buzi, Ermal Meta, Arxhei Beluli, Ersi Syla, Oresti Kasmollari, Rinor Dukagjini, Ensar Tafili. Trajner: Ardi Behari

Kombëtarja shqiptare U-18 zhvilloi këtë të enjte edhe miqësoren e dytë ndaj Malit të Zi U-18, që u luajt në kompleksin e Federatës Malazeze në Podgoricë. Ky takim u fitua me rezultatin 3-0 nga fqinjët, që këtë herë u treguan më të saktë përpara portës tonë.

Trajneri Ardi Behari vendosi të bëjë një ndryshim në formacionin startues të kësaj sfide të dytë, duke hedhur në fushë këtë 11-she titullarësh: Klevis Totoshi, Zylyf Muça, Ardit Nuredini, Arlind Kurti, Luis Buzi, Ermal Meta, Arxhei Beluli, Ersi Syla, Oresti Kasmollari, Rinor Dukagjini, Ensar Tafili.

Pjesa e parë e takimit është e balancuar, me dy skuadrat që qarkullojnë topin, teksa rastet për shënim janë të pakta. Në minutën e 33-të, malazezët ia dalin të marrin avantazhin, pas një goditje dënimi perfekte. 45 minutat e para mbyllen nën epërsinë e fqinjëve, 1-0, teksa në fraksionin e dytë të lojës, Mali i Zi realizon edhe dy gola të tjerë, duke vulosur rezultatin në 3-0. Trajneri Behari aktivizoi në këtë sfidë të gjithë lojtarët e grumbulluar për këto dy miqësore, një pjesë e të cilëve janë produkt i ekipeve zinxhir të moshave kuqezi, U-15, U-16 dhe U-17, ndërsa pjesa tjetër janë elementë të provuar për herë të parë në ekipet kombëtare.

Takimi i parë i luajtur para dy ditësh në stadiumin ‘Reshit Rusi’ në Shkodër u fitua nga Shqipëria U-18 e drejtuar nga trajneri Behari me rezultatin 2-0. Duhet thënë se këto dy teste ishin mjaft të vlefshme për Kombëtaren U-18 për të parë gjendjen e lojtarëve më të spikatur të kësaj grup-moshe, të cilët janë boshti i ekipit kombëtar U-19 për vitin 2023.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img