Tuesday, July 23, 2024

Përballja e të mëdhenjëve, Gjermani-Francë 0-1, flasin trajnerët, Deshamp dhe Loew

Lexo

Didier Deschamps(Trajner i Francës):

“Ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyer, kundër një kundërshtari shumë të forte. Ne nuk ishim larg nga shënimi i golit të dytë që do të kishte vendosur rezultatin në siguri, por nuk është se vuajtëm shumë në pjesën e dytë. U përballëm me një kundërshtar shumë të fortë, por luajtëm me cilësi dhe talent. Ekzistonte gjithashtu një penallti që mund të jepej. E dija që lojtarët e mi ishin të gatshëm, por ne ishim të gatshëm në gjithçka, madje edhe në luftë. Në pjesën e parë mund të dilnim pak më mire, sidomos kur rikuperuam disa topa, mund të kishim siguruar rezultat. Kjo ndeshje fare mirë mund të ketë qenë një gjysmëfinale ose një finale. Në një grup si yni, marrja e 3 pikëve në Gjermani është diçka e rëndësishme. Mbase nuk do të jetë vendimtare, por të luash kundër Gjermanisë nuk është asnjëherë e lehtë. Ne kemi një grup të fortë, i cili gjithashtu di të vuajë, si dhe të ketë cilësi të shkëlqyera. Ishte një betejë me Gjermaninë, u vendos nga një autogol, por ne gati e dyfishuam disa herë. Me lojtarët e këtij niveli duke bërë përpjekje për të mbrojtur, lojtarët e tjerë prapa janë edhe më të përkushtuar. Mbappé nuk ka nevojë të niset në pozicion jashtë loje, ai është kaq i shpejtë…”, përfundoi strategu i kombëtares franceze,  Didier Deschamps.

Joachim Loew, trajneri i Gjermanisë:

 “Ne nuk mund ta fajësojmë Hummels për humbjen, ai ishte i pafat në atë devijim. Ishte një lojë jashtëzakonisht e fortë, ne i dhamë të gjitha, deri në fund, por një autogol vendosi gjithçka. Unë nuk mund të fajësoj lojtarët e mi, sepse ata kanë luftuar dhe fituar kaq shumë duele. Në 30 metrat e fundit mund të kishim bërë pak më shumë. Ne nuk mund ta fajësojmë Hummels për humbjen – ai ishte i pafat në atë devijim. Ne mund të ishim mbrojtur më mirë në fillim të aksionit, por ishte e vështirë për Mats ta lironte atë top. Kemi kërkuar të luanim nga krahët dhe të fitonim duelet, ky ishte plani ynë i lojës: Kimmich dhe Gosens bënë një punë të madhe në fazën sulmuese. Ne do të duhet të ripunojmë disa gjëra nesër. Ok, kemi humbur; ok, ne jemi të zhgënjyer, por duhet të shohim përpara, ka dy ndeshje për të luajtur deri në fund të grupit”, u shpreh pas ndeshjes Gjermnai-Francë 0-1, tekniku i kombëtares gjermane Joachim Loew.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img