Saturday, November 23, 2024

Përplasja Lukaku- Ibrahimoviç, futbollistët shpëtojnë nga Gjykata Sportive, nuk ka dënim shtesë

Lexo

Përplasja mbrëmjen e së martës gjatë ndeshjes Milan-Inter të luajtur në stadiumin “Giuseppe Meazza” në mes dy futbollistëve Romelu Lukaku dhe Zllatan Ibrahimoviç mori vemendje maksimale në opinionin sportiv ndërkombëtar. Fërkimi kokë më kokë, por edhe ofendimet në distancë ishin të atij niveli antisportiv sa opinionet për këtë ngjarje nga analistët sportiv parashikonin dënime të ashpra për futbollistët në fjalë. Ndaj, me të drejtë, paraditja e së premtes kur do të mblidhej Gjykata Sportive për të analizuar ngjarjen në fjalë pritej me shumë interes. Ndonëse, kishte mendime të tilla, se në vendimet e gjykatës mund të kishte masa eskstreme për dënime edhe mbi dhjetë ndeshje, sidomos për Ibrën, një gjë e tillë nuk ndodhi. Pas kësaj ndeshjeje të dy futbollistët figuronin të skualifikuar me nga një ndeshje, Ibrahimoviç me karton të kuq dhe Lukaku me numrin e plotësuar të kartonëve të verdhë. Këto penalizime mbeten në fuqi edhe pas vendimit të Gjykatës Sportive duke mos dhënë ndonjë vendim shtesë për këtë çështje. Kështu që, i gjithë sherri mbyllet këtu duke nxjerrë në një farë mënyrë të fituar futbollistët që u përfshinë në sherr, të cilët pas mungesës së një ndeshje zyrtare, do të rikthehen përsëri në fushën e lojës për të vijuar aktivizimet pranë ekipeve të tyre respektive.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img