Përplasja mbrëmjen e së martës gjatë ndeshjes Milan-Inter të luajtur në stadiumin “Giuseppe Meazza” në mes dy futbollistëve Romelu Lukaku dhe Zllatan Ibrahimoviç mori vemendje maksimale në opinionin sportiv ndërkombëtar. Fërkimi kokë më kokë, por edhe ofendimet në distancë ishin të atij niveli antisportiv sa opinionet për këtë ngjarje nga analistët sportiv parashikonin dënime të ashpra për futbollistët në fjalë. Ndaj, me të drejtë, paraditja e së premtes kur do të mblidhej Gjykata Sportive për të analizuar ngjarjen në fjalë pritej me shumë interes. Ndonëse, kishte mendime të tilla, se në vendimet e gjykatës mund të kishte masa eskstreme për dënime edhe mbi dhjetë ndeshje, sidomos për Ibrën, një gjë e tillë nuk ndodhi. Pas kësaj ndeshjeje të dy futbollistët figuronin të skualifikuar me nga një ndeshje, Ibrahimoviç me karton të kuq dhe Lukaku me numrin e plotësuar të kartonëve të verdhë. Këto penalizime mbeten në fuqi edhe pas vendimit të Gjykatës Sportive duke mos dhënë ndonjë vendim shtesë për këtë çështje. Kështu që, i gjithë sherri mbyllet këtu duke nxjerrë në një farë mënyrë të fituar futbollistët që u përfshinë në sherr, të cilët pas mungesës së një ndeshje zyrtare, do të rikthehen përsëri në fushën e lojës për të vijuar aktivizimet pranë ekipeve të tyre respektive.
Updated:
Përplasja Lukaku- Ibrahimoviç, futbollistët shpëtojnë nga Gjykata Sportive, nuk ka dënim shtesë
Lexo
Josa pas humbjes me Erzenin: “U goditëm në dy raste shumë naive sot, duhet të ishim më të kujdesshëm”
Erzeni ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 3-2 dhe e kalon në tabelën e renditjes, ku tashmë pozicionohen në vendin...
Partizani ndalet në shtëpi nga Egnatia
Ka përfunduar në barazim 1-1 përballja mes Partizanit dhe Egnatias e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Të...
Erzeni mposht Vllazninë dhe e kalon në rënditje
Erzeni mposht Vllazninë me rezultatin 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore. ERZENI 3-2 VLLAZNIA2′...
Të fundit
Josa pas humbjes me Erzenin: “U goditëm në dy raste shumë naive sot, duhet të ishim më të kujdesshëm”
Erzeni ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 3-2 dhe e kalon në tabelën e renditjes, ku tashmë pozicionohen në vendin...
Futboll
Partizani ndalet në shtëpi nga Egnatia
VeriuSport - 0
Ka përfunduar në barazim 1-1 përballja mes Partizanit dhe Egnatias e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Të kuqtë kanë humbur një shans...
Futboll
Erzeni mposht Vllazninë dhe e kalon në rënditje
VeriuSport - 0
Erzeni mposht Vllazninë me rezultatin 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore. ERZENI 3-2 VLLAZNIA2′ Smajli (AU), 31′ , 75′...
Futboll
Zyrtare, Bekim Balaj, në formacionin e parë, anti-Erzeni. Vllaznia, kërkon tre pikën në sfidën e sotme ndaj shijakasve
VeriuSport - 0
Erzeni dhe Vllaznia, janë gati për startin e ndeshjes së javës së 19-të të kategorisë Abissnet Superiore. Ndeshja në fjalë do të luhet në...
Futboll
(Pas ndeshjes) I ikën fitorja nga duart në Laç, madje humb 4-3. Trajneri Edi Martini, kritika skuadrës për shpërqëndrimin!
VeriuSport - 0
Teuta e Durrësit e drejtuar nga trajneri shkodran, Edi Martini, e nisi në mënyrën më të mirë ndeshjen e sotme me Laçin. Ndonëse në...