Saturday, July 27, 2024

Futboll Femra-Të shtunën java e 10-të e Kampionatit Kombëtar, Vllaznia kampione mysafire në kryeqytet përballë Tiranës AS

Lexo

Krahas ndeshjeve të Superiores së futbollit shqiptar, këtë fundjavë luhen edhe ndeshjet e  Kampionatit Kombëtar të futbollit të femrave, i cili ka mbërritur në javën e dhjetë të tij. Në kalendarin e kësaj jave spikat përballja e kryeqytetit ku Vllaznia kampione në fuqi dhe kryesuese e tabelës së klasifikimit me 27 pikë të plota do të ndeshet me Tiranën AS. Falë iniciativës dhe përkujdesjes së gazetarit dhe publicistit të njohur të RTSH-së, Genc Ymeraj, që mban postin e presidentit të kësaj skuadre, Tirana AS është ndër skuadrat e para në vendin tonë që startoi dhe promovoi futbollin e femrave në Shqipëri. Më herët, kjo skuadër ka arritur të shijojë suksese deri edhe në fitimin e trofeve kombëtarë, ndërkohë që këtë sezon për momentin është larg kreut me tetë pikë më pas se sa Vllaznia kryesuese. Sidoqoftë, pragndeshja në fjalë, Tirana AS-Vllaznia, e cila starton në orën 12.00 të së shtunës, pritet me shumë interes, vendaset me synim për të frenuar futbollistet shkodrane, ndërkohë që skuadra kuqeblu për të vijuar rrugën drejt titullit kampion pa asnjë humbje.

Katër ndeshjet e tjera të javës së dhjetë do të luhen në orën 13:00. Skuadra tjetër shkodrane AAS do të presë në qytetin verior vajzat e Teutës. Lushnja luan në shtëpi Apoloninë, në derbin e parë të Myzeqesë për këtë sezon ku futbollistet fierake synojnë fitoren për të vijuar ndjekjen nga pas të Vllaznisë në renditje. Një tjetër skuadër e futbollit shkodran, Juban Danja-Murlani që renditet e pesta në tabelën e klasifikimitdo të presë në Shkodër vajzat e Kinostudios, të renditura në një pozicion më poshtë. Bilisht Sport që ende nuk e ka gjetur fitoren e parë në këtë sezon do të luajë në shtëpi kundër Partizanit. Ndërkohë, skuadra tjetër kryeqytetase Tirana pret në kryeqytet Skënderbeun.

Kalendari i javës së dhjetë:

E shtunë/ Tirana AS-Vllaznia ora 12:00
E shtunë/ AAS-KF Teuta ora 13:00
E shtunë/ Lushnja-Apolonia ora 13:00
E shtunë/ Juban Danja-Kinostudio ora 13:00
E shtunë/ Bilisht Sport-Partizani ora 13:00
E shtunë/ Tirana-Skënderbeu ora 14:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img