Sunday, November 24, 2024

Pesë shkodranë në derbin vlonjat të kategorisë së parë, Flamurtari-Oriku 3-0

Lexo

Flamurtari-Oriku 3-0

Flamurtari: Moçka; Qarri, Bicaj, Pjeshka, Neziri; Ramadani, De Oliveira, Silue, Erik Flores, Xhonatan, Fernando. Trajner: Marselo Troisi.

Oriku – Muho; Deliaj, Moqi, Tahiraga, Xheferson; Deda, Llambi, Kasaj, Dalanaj; Udoma, Rafael Barbosa. Trajner: Arlind Rustemi.

Gjyqtarë: Fjorelo Pjetrushi (Lezhë),  Bledar Mesi (Tiranë),  Erjon Velo (Durrës). I katërt:  Olti Cela (Lushnje)

Java e dhjetë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar ka vënë përballë Flamurtarin dhe Orikun. Një derbi vlonjat që ka tërhequr interesimin e tifozërisë së të dyja skuadrave, dhe që në vetvete kishte një të veçantë, pasi në fushën e lojës ishin plot pesë shkodranë. Tre prej tyre, Pjeshka, Ramadani dhe Bicaj ishin pjesë e formacionit të Flamurtarit dhe nga ana tjetër Tahiraga dhe Deda në formacionin e Orikut.

Sfida në fjalë, e  luajtur pasditen e sotme në Stadiumin “Flamurtari” të Vlorës, ka prodhuar tre gola, ku që të tre kanë përfunduar në rrjeten e portës së Orikut. Autorë të tyre kanë qënë Flores 49′, Xhonatan 66′, Juri 84′. Gola, këto që kanë vendosur edhe fatin e takimit duke fiksuar një fitore të pastër për Flamurtarin, i cili që prej ardhjes në krye të skuadrës së brazilianit Marcelo Troisi, ka një rritje të dukshme, ku me të drejtë ka marrë kryesimin e renditjes së kategorisë së parë me 17 pikë. Ndërkohë, që humbja e Orikut përballë Flamurtarit, bën që ai të mbesë në vendin e gjashtë me 10 pikë.

Java e dhjetë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e parë mbyllet të hënën me dy ndeshjet e fundit, Korabi-Dinamo dhe Luzi 2008-Tomori.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img