Tuesday, October 8, 2024

Ylli Aga: Nuk kam ndryshuar mendim, Vllaznia pretendente për titull

Lexo

Gazetari i sportit, Ylli Aga, i ka qëndruar mendimit të tij, duke thënë se për të, Vllaznia është pretendentja kryesore për fitimin e titullit në Superiore.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Aga, duke folur për gjykimin dhe faktin që Enea Jorgji është i pa dëshiruar nga Partizani, tha se FSHF nuk i pranon kërkesat e tilla.

Për mua pretendentja kryesore, ishte dhe mbetet Vllaznia. E kam thënë që në fillim këtë.

Jorgji non-grata nga Partizani? Nuk e di që institucioni i FSHF, të pranojë kërkesa të tilla. Kjo ishte ndeshja e parë që Jorgji gjykoi Partizanin këtë sezon.

Tirana ka lojtarë shumë cilësorë. Kanë lojtarë të shpejtë, ku shfrytëzojnë hapësirat e lëna në fushë. Momenti më i rëndësishëm ishte kartoni i kuq i Ndrecës, ku Tirana e shfrytëzoi maksimalisht.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img