Friday, March 29, 2024

(Video)Volejboll Femra U18-Vllaznia mund Farka Volej 3-1. Fitorja e parë pas dy humbjeve për skuadrën e drejtuar nga Dorjan Tafa

Lexo

Vllaznia-Farka Volej  3-1

(20-25, 25-19, 25-21, 25-18)

Formacioni i Vllaznisë: Paola Gjyshja, Aliçe Gjergji, Alteja Malevija, Marjana Ndou, Adea Grumira, Klea Miloti, Amanda Isufi, Elira Rukaj, Keona Kalaja, Ariola Kuti, Alesia Dodmasej, Gentjana Kodra, Alba Hysenaj, Elisa Fusha. Trajneri i parë Dorian Tafa. Trainer i dytë Fatjet Haxhagiq

Ashtu si edhe skuadra e parë e drejtuar nga trajneri Besnik Lisha, edhe ekipi i të rejave të Vllaznisë U18 në volejboll për femra, nuk e pati nisur mirë kampionatin. Dy humbjet radhazi në ndeshjet e para të kampionatit të 18 vjeçareve ndaj Dinamos dhe Skënderbeut, krijuan një farë pesimizmi në kampin kuqeblu.

Por, sërishmi duke vijuar me krahasimin e skuadrës së parë, ashtu si edhe vajzat e rritura që iu rikthyen fitoreve, edhe Vllaznia U-18 bëri të njëjtën gjë. Për javën e tretë të kampionatit kombëtar të volejbollit U-18, në Shkodër ishte mysafire skuadra e Farka Volej.

Ndeshja e zhvilluar pasditen e djeshme në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi”, nuk nisi mirë për 18 vjeçaret kuqeblu, teksa humbën setin e parë me rezultatin 20-25. Por, më pas, falë edhe orientimeve të trajnerëve Tafa dhe kolegut të tij Haxhagiq, ndeshja është kthyer tërësisht në favor të Vllaznisë.

Si rezultat i lojës së mirë të volejbollisteve kuqeblu, vijnë edhe fitoret e tre seteve radhazi për Vllazninë. 25-19, 25-21 dhe 25-18, janë shifrat e tre seteve të fituara nga skuadra kuqeblu duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e Vllaznisë me rezultatin 3-1.

Fitorja në fjalë, e para në këtë fillim kampionati pritet të rrisë moralin e volejbollisteve 18 vjeçare të Vllaznisëpër vazhdimësinë e kampionatit, një pjesë e të cilave janë pjesë edhe e skuadrës së parë kuqeblu, gjë e cila ndikon pozitivisht në formimin e tyre si sportiste.

(Video) Pamje nga ndeshja U18 Vllaznia-Farka Volej 3-1 në volejboll për femra-Java e tretë e Kampionatit-29 tetor 2022)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img