Saturday, May 18, 2024

Portugali-Slloveni dhe Ukrainë-Spanjë. Gjysëmfinalet e Kampionatit Europian i Futsales U19

Lexo

Portugali – Slloveni dhe Ukrainë – Spanjë gjysmëfinalet për moshën deri në 19 vjeç

Portugali – Slloveni dhe Ukrainë – Spanjë. Këto janë gjysmëfinalet e Kampionatit Europian të moshës deri në 19 vjeç në futboll salle, që është duke u zhvilluar në Poreç të Kroacisë dhe që po vjen drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Shumë emocionuese ndeshja mes Kroacisë dhe Portugalisë, atje ku të besuarve të Duje Maretiç i duhej vetëm fitorja. Pedro Markez, që ka realizuar trigolësh, bëhet inspirues për portugezët, të cilët kanë shënuar dhe me anë të Rikardo Markez e në fund kanë fituar 4-3. Që do të thotë se nuk kanë mjaftuar golat e Josipoviç, Galesiç dhe Jedvaj.

Ndërkohë Spanja, që është dy herë Kampione Europe për këtë moshë, ka mundur 5-2 Francën. Tapias autogol më pas Miguel, Kano, Huaniko dhe Ruben Rodo kanë zhvlerësuar golat e Lançer Asnem dhe Erradaf.

Në grupin B bën përshtypje eleminimi i Italisë, ndërsa është mundur nga Slloveni 2-4, kurse Ukraina ka fituar me Finlandën, 7-4. Gjysmëfinalet luhen të premten, ndërsa finalja e madhe të dielën në ora 20:30.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img