Monday, July 15, 2024

(Video) Pragndeshja, Çeki-Shqipëri, tifozët shqiptarë “pushtojnë” Pragën

Lexo

Mbështetje dhe dashuri e pakushtëzuar deri në sekondën e fundit. Shqipëria synon kualifikimin në fazën finale të Kampionatit Europian 2024. Ndeshjet e mira me Sylvinhon në stol, ka ndezur entuziasmin edhe te tifozët, që si gjithmonë  janë të shumtë në përkrahje të ekipit kombëtarë.

Gjatë orëve të mbrëmjes së ditës së mërkurë, në kryeqytetin e Republikës Çeke mbërritën mijëra tifozë nga Shqipëria dhe jo vetëm, duke pushtuar qendrën e Pragës dhe rrugët kryesore të kryeqytetit çek.Atmosferë elektrizuese me dominimin e ngjyrave kuqezi.

Shqipëria deri më tani ka grumbulluar 6 pikë në kualifikueset e Europianit dhe renditet në vendin e dytë. Grupi E kryesohet nga Çekia, me një pikë më shumë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img