Saturday, July 27, 2024

Portugalia mposht Ganën dhe merr vendin e parë në grupin H

Lexo

Spektakël, gola dhe emocione mes Portugalisë dhe Ganës, përballje që u fitua 3-2 nga kombëtarja europiane. Dueli i dytë i grupit G në Botërorin e Katarit, ishte një nga ndeshjet më të bukura deri tani, sidomos pjesa e dytë.

Fraksioni i parë i takimit nuk dhuroi emocione, përveç një goli që iu anulua Cristiano Ronaldos, me arbitrin amerikan që vërshëlleu përpara se pesë herë fituesi i Topit të Artë të dërgonte topin në rrjetë.

45 minutat e dyta ishin të çmendura. Pesë gola u realizuan brenda 24 minutave, duke nisur prej minutës së 65’. Cristiano Ronaldo ktheu në gol një penallti të fituar nga ai vetë dhe u kthye në lojtarin e vetëm që shënon në pesë Kupa Bote!

“Yjet e Zinj” barazuan takimin tetë minuta më vonë me anë të Andrew Ayew. Portugalia reagoi dhe shënoi dy herë brenda dy minutave me anë të Joao Felix dhe Rafael Leaos, falë dy asisteve të Bruno Fernandes. Gana shënoi golin e dytë një minutë përpara fundit. Osman Bukari tundi rrjetën dhe futi në panik luzitanët, por Portugalia ia doli të festonte në fund.

Kupa e Botës
Katar 2022
Grupi H

PORTUGALI-GANË 3-2 (Ronaldo (pen) 65′, Joao Felix 78′, Leao 80′ / Ayew 73′, Bukari 89′)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img