Wednesday, November 19, 2025

Prag Bylis-Vllaznia. Gjykon Daniel Vrapi, në VAR Adrian Beqiraj

Lexo

- Reklamë -spot_img

Bylis-Vllaznia është ndeshja e parë për ditën e sotme që do të luhet në Superiore.

Takim që do të startoj në orë 14:00 dhe që është i vlefshëm për javën e shtatë të kampionatit dhe që do të luhet në stadiumin “Adush Muçaj”. Një përballje shumë interesante dhe mjaftë e luftuar pritet mes dy ekipeve.

Pavarësisht se shkodranët aktualisht udhëheqin kampionatin me 13 pikë,sërish ballshiotët jan një kockë e fortë për ta.

Nga katër përballjet e sezonit të kaluar mes skuadrave shihet se si shkodranët ashtu edhe ballshiotët kan nga dy fitore.

Kjo lë të kuptojmë se ekipet do të luftojnë dhëmbë për dhëmbë për tre pikët edhe në këtë takim të sotëm.

Arbitrat e ndeshjes

Arbitër kryesor do të jetë Daniel Vrapi nga Tirana,ku asistent të tij do të jenë Mario Shazivari nga Tirana dhe Xhuljan Rroshi nga Divjaka,në rolin e arbitrit të katërt është caktuar Enis Dishani nga Elbasani.

Në sistemin Var dhe Avar në ndihmë të kryesorit Vrapi jan caktuar Adrian Beqiraj nga Tirana dhe Andi Koçi nga Durrësi. Delegat i kësaj sfide është Eduard Gjini nga Tirana ndërsa Vëzhgues i arbitrave Kridens Meta po nga Tirana.

Ndërkohë, trajnerët kundërshtarë, Mirel Josa i Bylisit dhe Edi Martini i Vllaznisë, kanë zyrtarizuar emrat e futbollistëve që e nisin nga minuta e parë.

Bylis: Vashu, Bruno, Kane, Perlata, Adeduro, Ofori, Muktar, Marku, Përgjoni, Ualison, Mustafa Trajner:Mirel Josa

Vllaznia:Pohls, Gurishta, Pusi, Bajrami, Kastrati, Krymi,  Sala, Kallaku, Jago, Mala, Balaj Trajner: Edi Martini

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img