Sunday, May 19, 2024

Prag ndeshja, Egnatia-Vllaznia. Trajneri Brdariç dhe Zogoviç, në konferencë shtypi

Lexo

Pasi janë mësuar rezultatet e katër çifteve të tjera, kategoria Superiore e futbollit shqiptar mbyllë të hënën javën e tetë me çiftin, Egnatia-Vllaznia, takim që do të luhet në stadiumin “Arena Egnatia” duke filluar nga ora 13.45.

Në prag të kësaj sfide, trajneri Thomas Brdariç dhe portjeri Bojan Zogoviç dolën në konferencën e zakonshme të shtypit. Në komunikimin që patën me gazetarët shkodranë, Brdariç dhe Zogoviç, e vlerësuan ndeshjen në fjalë si shumë të rëndësishme, dhe se për Vllazninë del për detyrë ta fitojë me patjetër këtë ndeshje.

Thomas Brdariç(Trajner i Vllaznisë) :

“Synimi jonë në çdo ndeshje është të marrim rezultat pozitiv dhe për këtë gjë duhet të jesh gjithmonë i përqendruar. I marrim seriozisht çdo kundërshtar, do të përballemi nesër me Egnatia dhe do të jetë një sfidë mjaft e mirë”.

Kampionat i çuditshëm? “Prandaj ne duhet të jemi në një ditë të mirë nesër dhe të shkojmë sipër limitive dhe çdo kush duhet ta dijë se nesër është një ndeshje e rëndësishme. Për dëmtimet, mendoj se mjekët kanë bërë një punë të mirë këtë javë, përveç Gjurgjevic të gjithë të tjerët do të jenë gati për nesër.

Këtu te Vllaznia asnjë nuk ëshë i kënaqur me renditjen dhe e dimë që duhet të përmirësohemi. Në fillim të ndeshjes, baza duhet që të jemi stabil në mbrojtje dhe të luftojmë çdo duel. Kjo është gjëja kryesore që do të kërkoj nesër, që të jemi të fortë në duele dhe të jemi kompakt në mbrojtje për të mos i lënë hapësira Egnatias për të shënuar.

Është një ndeshje kyçe për ne pasi jemi profesionist dhe mundohemi të bëjmë më të mirën tonë. Do të luajmë ndaj Egnatias që ka pikë njësoj si ne, por do të mundohemi të bëjmë diferencën dhe të dalim me 3 pikë nga kjo ndeshje.

Ndeshja e fundit në Kupë do të japë vetëbesim. Ne analizojmë të gjitha ndeshjet dhe e dimë ku duhet të përmirësohemi e të mos bëjmë gabime të thjeshta. Duhet të punojmë fortë dhe të jemi sa më pozitivë në stërvitje. Dua që ekipi të më japë një sinjal që janë të urituar për të fituar këtë ndeshje dhe gjuha jonë e trupit të jetë sa më e mirë dhe duket që jemi të motivuar për të fituar.

Për mua Tirana është një skuadër me forcë të veçantë në Superligë. Ata kanë arritur disa rezultate radhazi, por siç e pamë në Kupë ata edhe humbasin. Për mua e rëndësishme është të ngushtojmë diferencën dhe të marrim pikë.

Të gjitha ekipet kanë aftësitë e tyre të forta dhe do të mundohemi të parandalojnë kundërshtarin, por unë nuk e kam mendjen te aleancat. E kam mendjen që të fitojmë nesër ndaj Egnatias dhe jam shumë i përqëndruar aty”, është shprehur trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, gjatë konferencës për shtyp dhënë sot në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”.

Bojan Zogoviç(Portjer i Vllaznisë) :

“Mendoj se e kemi nisur mirë sezonin, por në dy ndeshjet e fundit në kampionat kemi patur disa probleme. Jemi një skuadër shumë e mirë me shumë cilësi dhe personalitet dhe do të shkojmë në Rrogozhinë për 3 pikët. E di që kemi pësuar shumë gola dhe kjo nuk është gjë e mirë. Kemi bërë analizat tona dhe tani do të jemi më mirë se më parë. Ne duhet të luajmë në mënyrë të zgjuar dhe inteligjente. Duhet të mbajmë topin në mënyrën më të mirë të mundshme, të çojmë sa më shumë topa në zonën kundërshtare e më pas të godasim sa më shumë drejtë portës e të shënojmë.

E dimë që kemi pësuar shumë gola dhe nuk ndihemi mirë për këtë gjë. Sezonin e kaluar kemi qendruar pa pësuar gol në 20 ndeshje. Qëllimi jonë është të mos pësojmë gol, të marrim vetëbesim nga faza mbrojtje e më pas të shënojmë dhe të marrim rezultat pozitiv.”, tha malazezi i portës kuqeblu, Bojan Zogoviç, në konferëncën për shtyp.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img