Tuesday, May 7, 2024

Futboll Femra-K.Kombëtar Java 4/Vllaznia fiton derbin shkodran me Atletik Club, javën e ardhshme përballë kryesueses Apolonia që kryeson kampionatin me 12 pikë të plota

Lexo

Kampionati Kombëtar i femrave luajti ndeshjet e javës së katërt. Vllaznia e Shkodrës, kampionia në fuqi, e cila javën e kaluar ishte pushim, është rikthyer në javën e katërt me derbin shkodran, Vllaznia-Atletik Club. Një ndeshje e cila u mbyllë me fitoren e skuadrës kuqeblu, e cila e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka, doli fituese me rezultatin 4 me 0. Golat për Vllazninë janë shënuar nga Megi Doçi, e cila realizoi dopietë, si dhe Klaudja Borci dhe Julia Ann Sattler.

Nga ana tjetër, rivalja kryesorë e Vllaznisë, Apolonia e Fierit, fitoi në transfertë ndaj Tirana AS, me rezultatin e thellë 0-14. Një fitore me vlerë tre pikëshe për fieraket, që tregojnë kështu formën e mirë që po kalojnë në këtë sezon duke kryesuar kampionatin me pikë të plota. Dy skuadrat në fjalë, do të përballen këtë fundjavë në ndeshjen direkte mes tyre, Apolonia me synimin e mbajtjes së kryesimit të kampionatit, ndërkohë që Vllaznia që me një ndeshje më pak në kalendar kërkon fitoren e radhës për tu barazuar me fieraket.

Skuadra tjetër shkodrane, Murlani këtë javë u ndesh me Kinostudion, një ndeshje kjo mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat që përfundoi me barazimin 3-3. Fillimisht ishin shkodranet e drejtuara nga trajneri Arben Parmeza, ato të cilat zhbllokuan rezultatin me Vishkullin, teksa kryeqytetaset përmbysën rezultatin me golat e Lulaj dhe Torit. Me fillimin e pjesës së dytë, Murlani gjen sërish golin me Vasën, ndërsa Ndeme do të shënonte golin e tretë për Kinostudion në minutën e 57-të. Pak minuta para përfundimit të lojës, Vishkulli realizon golin e barazimit për Murlanin. Me këtë barazim, skuadrat ndajnë nga një pikë në këtë.

Në ndeshjet e tjera, Skënderbeu arriti fitoren e parë sezonale ndaj Lushnjes. Partizani mori fitoren e radhës në kampionat, duke mundur me shifrat 4-1 Teutën. Pas javës së katërt, kampionatin kombëtar të femrave e kryeson Apolonia me 12 pikë e ndjekur nga Vllaznia me 9 pikë që ka një ndeshje më pak. Po me 9 pikë në tabelë janë edhe Tirana dhe Partizani që ndajnë vendin e tretë dhe të katërt, për të vijuarf me Atletik Club, Kinostudion, Skënderbeun dhe Murlanin me nga 4 pikë, Lushnja me 3 dhe në fund, Teuta dhe Tirana AS me zero pikë.

Më poshtë edhe renditja e skuadrave pas javës së katërt në kampionatin kombëtar të femrave:

  1. Apolonia 12
  2. Vllaznia 9
  3. Tirana 9
  4. Partizani 9
  5. Atletik Club 4
  6. Kinostudio 4
  7. KF Skënderbeu 4
  8. KF Murlani 4
  9. Lushnja 3
  10. KF Teuta 0
  11. Tirana AS 0
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img