Thursday, September 19, 2024

Prag, Partizani-Vllaznia. Të kuqtë testohen në miqësoren me Apoloninë, fitojnë 2-1 me golat e Gueie dhe Keko

Lexo

Partizani-Apolonia 2-1(Gueie 30’, Keko 79’/Topi 14’)

Partizani:Qirko,Janjeva,Sembene,Zguro,Gueie,Rrapaj,Mehmeti,Zeka,Cara,Mba,Rodri Trajner: Arbër Abilaliaj

Apolonia:Bushi,Asllanaj,Repaj,Ndubuisi,Hebeja,Kofi,Musa,Topi,Shanaj,Injehu,Antoni Trajner: Artan Mërgjyshi

Është mbyllur ndeshja miqësore mes Partizanit dhe Apolonisë. Kjo sfidë që u zhvillua në stadiumin “Arena e Demave”, ka mbyllur 90 minutat me fitoren e vendasve, 2-1.

Rezultati i pjesës së parë është 1-1,me skuadrat që shkojnë të qeta në dhomat e zhveshjes. Si fillim golin e shënoi Apolonia që në minutën e 14-të. Ndërsa Partizani barazoi me Gueie në minutën e 30-të.

Me nisjen e pjesës së dytë Partizani u bë më kërkues,teksa gjeti golin e përmbysjes me anë të Albers Kekos. Sulmuesi i “Demave” shënoi në minutën e 79-të pas një aksioni nga këndi,e cila u mbyll me predhën e futbollistit.

Sinjale pozitive për Partizanin,që momentalisht është pa trajner. Kujtojmë që pas largimit të Orges Shehit,të kuqtë drejtohen nga Arbër Abilaliaj,që mban edhe rolin e drejtorit të klubit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img