Tuesday, November 26, 2024

Prag Superkupa, Tirana-Vllaznia. Trajneri bardheblu, Shehi: Kemi mungesa, nuk ka favoritë kjo ndeshje!

Lexo

Një ditë përpara ndeshjes së Superkupës së Shqipërisë, Tirana-Vllaznia, takim që do të luhet mbrëmjen e së mërkurës në orën 19:00 në “Air Albania”, nga kampi bardheblu, ka qënë trajneri Mirel Josa, që ka folur për mediat.

“Pas pauzës përgatitja nuk është vetëm për Superkupën, por edhe për rifillimin e sezonit. Për arsye të Botërorit kishim ndalesë për herë të parë në histori në këtë pikë të sezonit. Fillon me Superkupën, dhe pas pushimit shpresoj që të jemi sa më të gatshëm dhe sa më të qartë për ta nisë sa më mirë këtë pjesë të dytë të sezonit.”, është shprehur në fillim Shehi, që më pas ka folur edhe për mungesat që ka skuadra e tij në këtë sfidë të rëndësishme.

“Grupi nuk është i plotë, Toshevski nuk është në gjendje për tu stërvitur me skuadrën pas dëmtimit dhe periudhës së riaftësimit dhe të terapisë. Para dy ditësh u bashkua me grupin për të filluar ciklin javor të plotë përpara ndeshjes së nesërme, por duke mos qenë në 100% dhe duke ndjerë dhimbje ka ndaluar përsëri dhe kjo është mungesa jonë e nesërme. Superkupa luhet mes dy skuadrave që njëra ka fituar titullin dhe njëra Kupën. Është një ndeshje me një takim ku përballë janë dy ekipe që gjithmonë ndërtohen të jenë në majë që në përbërjen e tyre kanë lojtarë me kualitet, këtë e tregon dhe kampionati që jemi në vendet e para.”

I pyetur për favoritët e këtij dueli, Shehi, tha: “Duke marrë parasysh që është vetëm një ndeshje, nuk mendoj se ka favorit. Të shkojmë deri në muajin maj është larg, ne duhet të shohim ndeshjen e radhës. Kur është një ndeshje me një takim nuk ke kohë të rikuperosh, ndërsa kampionati dhe Kupa është diçka tjetër, kampionati është një maratonë e gjatë, Kupa ka dy takime që të lë mundësi e rikuperimit nëse gabon.”

Në vijim, Shehi komentoi edhe rikthimin e kosovarit Latifi në formacionin e Vllaznisë, ndërkohë që foli edhe për ndeshjet në vazhdim pas Superkupës së Shqipërisë: “Latifi është një nga lojtarët e tyre kryesorë, ky është viti i dytë që luan me ato. Ja plotëson organikën kundërshtarit, por nuk besoj se ata varen nga individë të veçantë. Deri më datë 27 dhjetor ne do të luajmë katër ndeshje dhe nga shpërndarja që ka kampionati, ne duhet të luajmë çdo katër ditë. Nuk ka ndonjë problem sepse të gjithë njësoj nisen. Të gjithë e dinim që do të ishte një periudhë e veçantë për shkak të Botërorit.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img