Sunday, April 28, 2024

(Video) Europiani U-17/ Portjeri korçar Dervishi dhe shkodrani Selmani, optimist për kualifikimin në grup

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë për moshën 17 vjeçare ka nisur që prej ditës së enjte grumbullimin dhe përgatitjet në Durrës, në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian 2023 për këtë grupmoshë. Skuadra e drejtuar nga Ervin Bulku po zhvillon stërvitje intensive, me nga dy seanca në ditë, në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për ndeshjet e grupit të 7 që do të zhvillohen në Kroaci.

23 lojtarët e grumbulluar nga trajneri Bulku janë prej kohësh pjesë e Kombëtares, me kuqezinjtë që tashmë njihen mirë me njëri-tjetrin dhe gjithashtu njohin edhe lojën e njëri-tjetrit. Në prag të ndeshjes së parë, e cila do të jetë me datë 20 tetor kundër Maqedonisë së Veriut, kanë folur portjeri korçar Amarildo Dervishi dhe mesfushori shkodran, Egert Selmani.

Kemi gati dy vite që njihemi me shokët e skuadrës. Jemi një grup shumë i mirë dhe mendoj se do të përfaqësohemi shumë mirë atje dhe jemi gati një nivel me kundërshtarët. Ne i kemi të gjithë elementët e mirë në grup dhe do të përballemi me ta. Kundërshtarët nuk kanë ndonjë element më shumë se ne. Jemi gati njësoj. Mund të kualifikohemi në Europian’ – thotë Dervishi për fshf.org, ndërsa cilëson Suedinë si ekipin më të fortë të grupit. ‘Besojmë se Suedia do të jetë një nga kundërshtarët që mund të jetë më shqetësues për ne, por gjithsesi, elementët që janë bazë në ekipin tonë, besoj se do ta përballojnë. Duke parë edhe gjendjen e ekipit, ndihem shumë i sigurt dhe do të dalim shumë mirë në Europian’ – përfundon Amarildo Dervishi.

Optimist për një përfaqësim të mirë në këto eleminatore shprehet edhe mesfushori kuqeblu i kombëtares U-17, Egert Selmani. “Skuadra është mjaft e kompletuar dhe besoj se do të japë maksimumin. Gjithmonë është mirë kur grupi është i familjarizuar sepse njihemi më shumë me njëri-tjetrin, jemi më të lirshëm, më të hapur dhe besoj se do jemi mjaft mirë në ndeshjet e radhës. Do përballemi me Suedinë, Kroacinë dhe Uellsin. Besoj se skuadra i ka potencialet për të përballuar këto skuadra. Do shkojmë aty për rezultat të mirë, që të japim maksimumin’ – thotë Selmani. Ndërkaq, Selmani shpalos edhe objektivat e tij për të ardhmen. “Unë si pjesë e kësaj skuadre ndihem shumë mirë sepse njihem me të gjithë çunat. Kemi gati dy vite që jemi bashkë dhe objektivat e mia për të ardhmen janë të luaj për Kombëtaren A dhe shpresoj në ekipin e parë të Vllaznisë’ – përfundon shkodrani i kombëtares U-17, Egert Selmani.

(Video) Futbollistët e kombëtares U-17, Amarildo Dervishi dhe Egert Selmani, flasin për pragndeshjet eleminatore të Europionit)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img