Saturday, April 27, 2024

Pragndeshja Shiroki Brijeg-Vllaznia, trajneri Brdariç në Konferencë Shtypi

Lexo

Shiroki Brijeg-Vllaznia, takim ky që i përket kompeticionit Conference League është në prag. Të enjten e 8 korrikut duke filluar nga ora 21:00 luhet ndeshja e parë e turit të parë në Bosnje. Në prag të kësaj sfide shumë të rëndësishme ndërkombëtare, trajneri Thomas Brdariç ishte në sallën e konferencës për shtyp të stadiumit “Loro Boriçi” duke bashkëbiseduar me gazetarët shkodranë.

“Vllaznia e meritoi rikthimin në Kupa e Europës, pasi kemi punuar shumë. Tani jemi rikthyer në kualifikuese. Nuk duhet vetëm ta shijojmë këtë situatë ku ndodhemi, duhet të jemi shumë studiozë dhe shumë të kujdesshëm, në mënyrë që të fitojmë. Pati ndryshime, pasi jemi në një proçes pune që vazhdon. Është gjithmonë e vështirë të gjesh lojtarë dhe mendoj se kemi bërë zgjedhje të mira. Mendoj se grupi është i mirë, mund të jemi kompetitivë për këto ndeshje. Jemi gjithmonë gati, në pëlqen të luajmë. Kemi shumë pritshmëri, por duhet të jemi të kujdesshëm, pasi është një eksperiencë e re për secilin prej nesh. Duhet të jemi shumë të përgatitur, jemi gati të duelojmë me Shiroki Brijeg , do të jetë një ndeshje e bukur”, ishte komenti i parë i trajnerit të Vllaznisë Brdariç përpara gazetarëve.

Si futbollist, por edhe si trajner, Brdariç ka një përvoja të gjatë në ballafaqimet europiane, të cilën po e vë në shfrytëzim të futbollistëve të tij kuqeblu. “Kemi punuar si profesionistë që prej ditës së parë. I kam dhënë lojtarëve të mi më të mirën, për t’i kuptuar se si do luhet loja dhe si duhet arritur vëmendja se si një profesionist duhet të ketë për çdo ndeshje.”, theksoi Brdariç.

Në vijim, Brdariç, foli edhe për Latifin, futbollist i cili ka ardhur me shumë bujë tek Vllaznia, por duket se përpos gjendjes fizike ka problem edhe me adoptimin me skuadrën, prandaj ka vendosur të jetë në stol. “Ai do e nisë ndeshjen nga stoli, unë do fus 11 lojtarët më të mirë në lojë. Kemi mundësi të mira për të ndryshuar gjatë lojës. Gjendja fizike e tij është e mirë, por duhet të punojë më shumë që të përshtatet me ekipin. Duhet t’u japim lojtarëve të afruar më shumë kohë, shumë prej tyre nuk kanë luajtur shumë, kështu që nuk mund t’i fusim direkt në lojë. Latifi është një lojtarë me eksperiencë të madhe, ai ka dëshirë, ka pasion, më pëlqen shumë qëndrimi i tij.”, tha tekniku kuqeblu.

Në mbyllje, njëshi i pankinës kuqeblu, komentoi luajtjen e ndeshjes së parë në transfertë që sipas rregullores së re nuk ka përparësi më fushë, si dhe për vendimin më të fundit të UEFA-se që ka të bëjë me mos lejimin e tifozëve shkodranë për të ndjekur skuadrën e tyre në këtë ndeshje të pare transferte. “Ndeshja e parë jashtë dhe goli në fushën kundërshtare? Më pëlqen ky ndryshim i rregullores, do shohim më shumë futboll sulmues. Do të jetë më shumë duel sportiv sesa taktik. Më pëlqen ky fakt. Duhet të jemi të kujdesshëm gjatë gjithë takimit, që të shfrytëzojmë gabimet e kundërshtarit. Do jetë ndeshje e balancuar, nuk i jap avantazh askujt. Sa i përket tifozëve, mendoja se do të kishim tifozë në këtë ndeshje, sa keq që nuk do lejohen. Më vjen keq, pasi shumë prej tyre kanë rezervuar dhe tani do duhet të anulojnë udhëtimin në Bosnje. Jam i sigurt që do na mbështesin nga televizioni”, përfundoi konferencën e shtypit, trajneri kuqeblu, Thomas Brdariç

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img