Thursday, April 25, 2024

Pragndeshja Tirana-Vllaznia, Shehi garanton prapavijën, por dëshiron edhe një gol tjetër ndaj bardhebluve

Lexo

Në konferencën për shtyp të pragndeshjes, Tirana-Vllaznia dhënë paraditen e sotme me gazetarët shkodranë, përkrah teknikut Brdariç ishte edhe mbrojtësi kuqeblu, Dajan Shehi. Fillimisht ai ka folur për rreth minutave të pakta që ai ka pasur në formacionin kuqeblu, por që në javët e fundit ka nisur të marrë besimin e trajnerit dhe më pas edhe për golat që ai po shënon për ngjyrat e skuadrës së tij. “Është e vërtetë që kam pritur gjatë të jap më të mirën dhe kontributin tim te Vllaznia. Në fillim të sezonit nuk kam qenë titullar, por kam punuar shumë dhe jam i lumtur që po luaj dhe po ndihmoj ekipin. E rëndësishme është të luaj, ta mbajmë zero mbrapa dhe të jap më të mirën për ekipin. Nëse shënoj është një plus për mua si mbrojtës. Shpresoj të shënoj edhe në të ardhmen, pse jo. Dëshira e çdo lojtari është të shënojë. E thashë, dua ta mbajmë zero mbrapa.”, theksoj në fillim të prononcimit të tij Shehi.

Në vijim, ai komenton edhe rëndësinë e ndeshjes dhe kundërshtarin. “Normalisht që është një ndeshje shumë e fortë, pasi dihet që është derbi i Shqipërisë. Tirana ka një ekip shumë të mirë dhe nuk ka asnjë ndeshje të lehtë. Shpresoj që nesër të fitojmë. Ata kanë shumë lojtarë të mirë dhe cilësor. Besoj se do ia dalim, Do mbrohemi shumë mirë. Të gjithë çunat janë gati për këtë ndeshje.”, tha Shehi.

Në mbyllje, Shehi karikon skuadrën e tij për të luftuar si burrat në këtë ndeshje të rëndësishme duke shprehun bindjen se Vllaznia nuk kthehet pa pikë nga Tirana. “Tek Tirana kanë objektivat e tyre, të mendojnë çfarë të duan. E rëndësishme është të shkojmë të luajmë si burrat atje dhe t’i tregojmë të gjithëve se ne sivjet jemi një kockë e fortë, si dhe jemi për objektiva të mëdha. Besoj se do t’i arrijmë ato. Jam i bindur se nuk kthehemi pa pikë. Do shkojmë të luajmë si burrat dhe nuk kthehemi pa pikë nga Tirana”, përfundoi mbrojtësi i qëndrës së Vllaznisë, Dajan Shehi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img