Wednesday, December 11, 2024

Pragndeshja Vllaznia-Partizani, trajneri Brdariç kërkon fitoren e radhës për kuqeblutë

Lexo

Vllaznia-Partizani është ndeshja më e rëndësishme e javës së tetë të kategorisë Superiore të futbollit shqiptar, takim që do të luhet të dielën në orën 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi”.  Kuqeblutë kryesojnë tabelën e klasifikimit me 16 pikë, ndërsa të kuqtë e Partizanit renditen në vendin e tretë me 12 pikë. Në prag të kësaj sfide, ishin dhe sulmuesi Dilaver, të cilët dolën në

Gjatë konferencës për shtyp që trajneri Thomas Brdariç dha një ditë përpara ndeshjes për median, u shprehë i kënaqur me gjendjen e skuadrës në prag të kësaj sfide, duke besuar në fitoren e radhës, si dhe në një ecuri positive të skuadrës në vazhdimësi të kampionatit.

“Jam shumë i kënaqur që kemi në fushë të gjithë lojtarët dhe jemi përgatitur edhe për ndeshjen e radhës. E di me kë kemi të bëjmë dhe si do veprojmë në fushë. Lojën e vlerësoj në maksimum, duke bërë të njëjtën gjë për të arritur diçka të tillë. Kemi edhe një seancë stërvitore sot, aty ku do marrim përgjigjet e duhura edhe për formacionin me të cilin do të luajmë me Partizanin”,- tha në fillim të prononcimit të tij tekniku Thomas Brdariç, I cili më pas foli edhe për çështjen Dunga, i cili për arsye dokumentacioni është larguar nga Shqipëria për t’u pajisur me pasaportë në shtetin e tij të Kenias.

“Sigurisht që nuk jam i kënaqur me mungesën e tij, por do shohim çfar do të bëjmë për ta zëvendësuar me jë futbollist të mirëfilltë. Kombinimi me Dilaver dhe Imerit është i përshtatshëm dhe e kemi parë në ndeshjet e kaluar. Kemi zëvendësuar lojtarët jo në pozicione të duhura edhe në të shkuarën, me idenë që të përmirësojnë cilësitë në fushën e lojës. Lojtarët kanë marrë përsipër të luajnë në pozicione që nuk janë të tyret, duke treguar cilësi në to.”

Lidhur me deklaratat e teknikut kundërshtar Ilir Daja, ekipi i të cilit nuk ka pësuar asnjë humbje në këtë kampionat, Brdariç, tha:

“Nuk do të merrem me deklarata të tilla të trajnerit Daja, nuk jam tipi i tillë, por më mirë do të lë të përgjigjen në fushën e lojës. Unë e di sesi vepron Partizani dhe kemi ndjekur ecurinë e tyre me përpikmëri, kemi parë që ato kanë forcë dhe kanë mbledhur pikë në fushën e lojës. Ashtu siç kemi bërë në ndeshjet e shkuara do bëjmë edhe nesër, duke e marrë seriozisht për t’i treguar se kush është Vllaznia. Nëse kemi do të kemi përqëndrim njëqind për qind në fushën e lojës, do ia dalim.”

 

Sa i përket objektivit, Brdariç tha se “në radhë të parë mendojmë të përqëndrohemi nga ndeshja në ndeshje dhe të shijojmë momentin. Jemi në fillim të një procesi të gjatë ndërtimi dhe lojtarët kanë nevojë për motivim dhe mbështetje. T’i japim idenë për uri, që të ecin përpara, nuk mund t’iu jap një përgjigje definitive për një gjë të tillë, kjo do të shihet në vazhdim.”

Pozitive konsiderohet rikthemi nga skualifikimi me kartonë i mbrojtësit Adili, por në pikpyetje për arsye shëndetësore janë dyshja, Kruja -Da Silva gati.  “Jam i kënaqur që i kam të gjithë lojtarët e mi në dispozicion dhe nesër secili do marrë vendin në fushën e lojës. Do shohim gjendjen aktuale dhe do bëjmë maksimumin që nesër si stoli dhe fusha t’ia bëjë Partizanit ndeshjen më të vështirë”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img