Wednesday, April 24, 2024

Vllaznia-Partizani, dielën në orën 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi”, Dilaver dëshiron gol ndaj të kuqve

Lexo

Për sulmuesin boshnjak të Vllaznisë, Haris Dilaver, sfida e së dielës, Vllaznia-Partizani është mjaft e rëndësishme, po sipas tij, skuadra kuqeblu është përgatitur për ta kaluar me sukses edhe këtë përballje të radhës. Ndër të tjera, gjatë prononcimit të tij në konferencen për shtyp, Dilaver foli edhe për formën e tij sportive, për të cilën pranon se nuk është në masën e njëqind përqindëshit.

“Jam i kënaqur që jam bërë pjesë e këtij klubi me shumë histori në Shqipëri, klub në të cilin më kanë mirëpritur të gjithë. Nuk mund të them se jam 100% i kënaqur me paraqitjet e mia, sepse mund të bëj edhe më mirë, por jam i kënaqur që ekipi ka treguar një ecuri të jashtëzakonshme.”, -theksoi Dilaver për gazetarët e pranishëm.

Ndërsa, i pyetur nëse do ta dëshironte një rrjetë tjetër ndaj Partizanit të dielën, ai tha se e donte një gol të tillë, dhe për këtë falenderoj edhe gazetarin që po e paralajmëronte një gjë të tillë, por, sipas tij, e rëndësishme është që ekipi të paraqitet mirë duke bërë në këtë ndeshje të njëjtën gjë si atë që dhanë ndaj Kastriotit.

Ndërsa, i pyetur nga media në lidhje me pagat e prapambetura, si dhe me disa komunikime që futbollistët kuqeblu kanë bërë në grupin e tyre Ëhatsapp në lidhje me këtë çështje, Dilaver, tha se unë jam këtë në konferencë për shtyp për të folur lidhur me ndeshjen e nesërme dhe nuk kam dëshirë të flas për probleme të tjera. Më vjen keq kur shoh që shumë media nuk flasin sesa mirë ka luajtur VIlaznia, por merren me çështje të tjera. Kemi bërë deri tani 13 gola, jemi ekip i ri dhe kryesojmë me meritë renditjen dhe presim më shumë mbështetje.

Ndërkohë, në lidhje me shënimin e golave të tij individual, Dilaver tha se nuk mund të them se sa gola do të shënoj, e kam një objektiv, por nuk dua ta bëj publik.

Dhe, në mbyllje, ai konfirmoi se pika më e fortë e kësaj skuadre është trajneri, që ka një eksperiencë shumë të madhe dhe atë eksperiencë e ka transmetuar tek skuadra. Ndërkohë, që shprehu keqardhjen që nuk kanë pranë tifozët, por nga ana tjetër pohoi se një tjetër pikë e fortë e Vllaznisë është bashkëpunimi”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img