Monday, July 15, 2024

Pragndeshjet ndaj Çekisë & Polonisë, FSHF bën publik programin mediatik e stërvitor të Kombëtares

Lexo

Kombëtarja shqiptare do të nisë të hënën e 4 shtatorit zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në transfertë ndaj Republikës Çeke më 7 shtator në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës dhe Polonisë më 10 shtator në “Air Albania” të Tiranës, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë si zakonisht tashmë në Tiranë dhe të gjitha seancat stërvitore apo edhe konferencat për shtyp të lojtarëve do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Stafi teknik i Kombëtares me në krye trajnerin Silvinjo do të nisë menjëherë punën, ndërsa një pjesë e lojtarëve do të jenë nën urdhra që të dielën në mbrëmje. I gjithë grupi prej 25 lojtarësh do të jete i plotë të hënën dhe do të zhvillojë seancën e parë stërvitore në orët e pasdites në fushën e Shtëpisë së Futbollit.

Sakaq, skuadra kuqezi do të stërvitet edhe të martën në Tiranë ndërkohë që të mërkurën do të udhëtojë drejt Pragës dhe të enjten do të luajë ndeshjen e parë të shtatorit ndaj Republikës Çeke.

Më datë 8 shtator Kombëtarja do të kthehet në Tiranë për të vijuar me përgatitjet dhe me datën 10 do të përballet me Poloninë në Tiranë në sfidën tjetër vendimtare.

Më poshtë është i zbardhur edhe programi paraprak mediatik dhe stërvitor i Kombëtares shqiptare për këto dy ndeshje shumë të rëndësishme në kualifikueset e kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.

Të gjitha oraret dhe aktivitetet janë të përcaktuara sipas agjendës paraprake, ndërkohë që si zakonisht ky program mund të jetë subjekt i ndryshimeve. 

E hënë, 4 shtator 2023

  • Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 13:00.
  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 17:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 5 shtator 2023

  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 17:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 6 shtator 2023

  • Konferencë për median e trajnerit të Kombëtares Sylvinho dhe një lojtari në stadiumin e ndeshjes “Fortuna Arena”, Pragë, ORA 17:15.
  • Seanca zyrtare stërvitore e Kombëtares në stadiumin “Fortuna Arena”, Pragë, ORA 18:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E enjte, 7 shtator 2023

Ndeshja kualifikuese Republika Çeke – Shqipëri, ora 20:45, në stadiumin “Fortuna Arena”, Pragë – Çeki 

E premte, 8 shtator 2023

  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 17:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT) 

E shtunë, 9 shtator 2023

  • Konferencë për median e trajnerit të Kombëtares Sylvinho dhe një lojtari në stadiumin e ndeshjes “Air Albania”, Tiranë, ORA 18:45.
  • Seanca zyrtare stërvitore e Kombëtares në stadiumin “Air Albania”, Tiranë, ORA 19:30.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT) 

E diel, 10 shtator 2023

Ndeshja kualifikuese Shqipëri – Poloni, ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”, Tiranë

Shënim: Programi mund të jetë subjekt i ndryshimit

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img