Thursday, April 25, 2024

Pragsfida, Vllaznia-Teuta/Doçi: Respekt për profesor Martinin, por fiton Vllaznia

Lexo

Pragndeshjen Vllaznia-Teuta, ish futbollisti i Vllaznisë dhe sot trajner i sukseshëm në Akademinë e Futbollit Vllaznia Edmond Doçi, i cili ka pasur rastin të luajë edhe me Teutën e Durrësit, e konsideron një sfidë shumë të rëndësishme që pritet të përcaktojë shumë për fatin e titullit kampion. Megjithë respektin që ka për trajnerin Edi Martini, me të cilin përpos se ka luajtur në formacion tek Vllaznia e ka pasur trajner ku luante për Teutën, Doçi shprehet i bindur se fitorja në këtë duel i takon skuadrës kuqeblu.

Profesor Doçi, të hënën në “Loro Boriçi, Vllaznia-Teuta. Padyshim që e prisni me interes këtë sfidë edhe për faktin se në karrieren tuaj sportive keni luajtur me të dyja skudrat.

Normalisht emocionet janë të shumta. Më shumë anojmë nga Vllaznia sepse edhe vitet që kemi luajtur janë më shumë me Vllazninë, pamvarësisht se edhe unë kam pasur një eksperiencë të mirë edhe me Durrësin, por ekipi i Durrësit ka ato oshilacionet e veta, është një ekip që ka vite që nuk pretendon për trofeun dhe këtë vit është një skuadër shumë më solide, shumë më kërkuese se disa vite më përpara. Kështuqë ndeshja është e fortë, është një ndeshje që kanë për t’u ndarë shumë gjëra për mendimin tim sepse është një ndeshje që janë dy kryesuese si dhe është fundi i kampionatit, kështuqë për një hap fals i Vllaznisë, mund të pretendojë shumë Durrësi. Mendoj se deri në fund të kampionatit nuk do të merret vesht kampioni.

Fakti që Vllaznia luan në dy fronte, në Kupë si finaliste por pretendon edhe titullin kampion, mendoni që është një avantazh për Vllazninë apo e vështirëson situatën?

Është një format tjetër dhe Vllaznia nuk është se ka ndeshje tani në Kupë që të ndikojë në forcën e skuadrës. Kështuqë është një ndeshje shumë deçizive për Vllazninë dhe shpresoj që të bëjnë një ndeshje ashtu siç e ka bërë në fazën e dytë me Durrësin dhë të shftrytëzojnë rastet, jo si ndeshjet e fundit.  Shpresoj në një lojë të mirë dhe rezultat pozitiv.

Në Shkodër mbërrin Teuta që drejtohet nga një koleg i juaji në vite Edi Martini me të cilin keni pasur edhe rastin të luani. Ka ndonjë avantazh Teuta me trajnerin Martini që e njeh mirë lojën e Vllaznisë?

Të them të drejtën Edi njeh karakterin e shkodranëve, por lojën e Vllaznisë e njeh vetëm sepse ka kohë që e studion sepse është kundërshtari i tij, por nuk është se Vllaznia është ajo Vllazni që kemi luajtur ne. Edi bën punën e trajnerit dhe studion pikat e forta dhe të dobta  të ekipeve kundërshtare. Shpresoj që në këtë rast Edi të gabojë. Unë e kam shok, kam luajtur futboll me të, e kam pasur edhe trajner tek Durrësi. Është një trajner me ego që kërkon gjithmonë maksimumin por shpresoj që këtë ndeshje mos ta administojë mirë.

Është duke u diskutuar që Teuta nuk po zhvillon lojra shumë cilësore por ka marrë rezultatet e duhura duke qënë kryesusese. Mendoni që në “Loro Boriçi” mund ta ketë problem duke marrur parasysh që Vllaznia ka një bilanc pozitiv ndaj Durrësakëve?

Jo çdo ekip mund të bëjë të njejtën lojë sepse ashtu nuk do të kishte pasur bukuri futbolli, kështuqë edhe Teuta ka lojën e saj. Ndoshta vitet e fundit ka zhvilluar një futboll më agresiv dhe kanë luajtur presing lart dhe mbrotje solide, por ndërtimin e lojës e ka pasur diçka më të dobët se ekipet e tjera. Këtë e ka treguar edhe fakti që shënimet e golave kanë qenë shumë pak, por ne kemi thënë gjithmonë që një skuadër me një mbrotje të mirë mund të dalin kampion sepse është ajo baza e ekipit. Ndryshimi i Vllaznisë me Durrësin është shumë i madh tek mënyra se si ato luajnë por shpresoj që të fitojë strategjia e Vllaznisë.

Përpos Martinit në kampin durrsak janë edhe dy shkodranë që janë pjesë e lojës, mbrojtësi Pjeshka dhe sulmuesi Gruda

Pjeshka është një lojtar që ka luajtur shumë vite edhe me Vllazninë. Është një lojtar solid, ka të dhëna të mira. Gjithashtu është dhe një pinjoll i familjes Gruda, një lojtar me perspektivë të cilin po e ndihmon shumë Durrësin. Më bëhet shumë qejfi që po ia jep mundësinë, gjë që ndoshta u donte ta bënte Vllaznia por ky është futbolli. Ai e ka gjetur veten atje shumë mirë dhe me mundësinë që po ia japin është duke e shfrytëzuar mirë. Ato të dy luftojnë për ekipin e Durrësit edhe pse në zemër kanë Vllazninë, por ky është profesionisti që jep maksimumin për ekipin që është.

Teuta është kryesuese dhe është më pranë objektivit të titullit por këtë trofe e synojnë edhe Partizani, Tirana dhe Laçi.

Kemi thënë shumë herë këto muajt e fundit për shumë skuadra që kjo është ndeshja finale e Vllaznisë. Siç e shoh unë klasifimin e ditëve të fundit dhe në ndeshjen e fundit që Vllaznia ka me Teutën, është një ndeshje shumë deçizive për Vllazninë, ndërsa për Teutën edhe po pësoj një humbje shpresojnë deri në fund.

Konkretisht Doçi duke shikuar pozitën dhe forcat e të dyja skuadrave, si mendon kush do të fitojë të hënën?

Unë shoh më favorite Vllazninë sepse ka faktorin fushë dhe këtë vit e ka treguar se ndeshjen brënda luan një futboll që krijon raste. Shpresoj që nëse Vllaznia shfrytëzon të paktën 50% të rasteve që krijon, do ta fitojë ndeshjen. Durrësin e shoh një kockë të fortë por nqs luajmë si në fazën e parë kundër Durrësit besoj se fiton Vllaznia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img