Thursday, March 28, 2024

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino vizitë në Kosovë. Nga stadiumi “Fadil Vokrri” tek takimet me Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti

Lexo

Ditën e djeshme ishte në Shqipëri duke marrë pjesë në inaugurimin e “Shtëpisë së Futbollit”, ndërkohë që dita e sotme e ka gjetur Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino në Kosovë.

Pas pritjes në aeroport nga presidenti i Federatës Futbollit Kosovë, Agim Ademi,  ndalesa e parë ka qënë në viziton stadiumin “Fadil Vokrri”. Ai paraprakisht ka bërë homazhe tek shtatorja e Legjendës, Fadil Vokrri teksa në hyrje të stadiumit është pritur me duartrokitje nga gjenerata e sakrificës.

Në vijim ka qënë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka pritur në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ishte i shoqëruar nga presidenti Agim Ademi, presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe presidenti i FFM-së, Muamet Sejdini. Në delegacion me Infantinon ishin edhe Mattias Grafstrom, zv/sekretar i përgjithshëm i FIFA-s, Alasdair Bell, zv.sekretari i përgjithshëm i administratës së FIFA-s, Youri Djorkaeff, këshilltar i lartë i futbollit dhe Federico Raviglione, menaxher i zyrës së presidentit Infantino

photo by: @Shpend Ahmeti

Takimi i radhës ka qënë në Kryeministri, ky kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili është për herë të parë në Kosovë. Edhe në takimin me kreun e ekzekutivit, i pari i futbollit botëror, ka qenë i shoqëruar nga presidenti Agim Ademi, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, presidenti i FFM-së, Muamet Sejdini, si dhe delegacioni i FIFA-s, Mattias Grafstrom, zv/sekretar i përgjithshëm, Alasdair Bell, zv.sekretari i përgjithshëm i administratës, Youri Djorkaeff, këshilltar i lartë i futbollit dhe Federico Raviglione, menaxher i zyrës së presidentit.

Në të gjithë takimet që po zhvillon në Kosovë, Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, ka shprehur kënaqësinë që konstaton zhvillimin e futbollit me hapa të shpejta, jo vetëm në cilësi por edhe në infrastrukturë. Ndërkohë, që nuk ka nguruar të garantojë ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer të institucionit që ai drejton, FIFA, sidomos në përmirësimin e infrastrukturës sportive të futbollit kosovar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img