Klubi i Futbollit Vllaznia ka pasur një bashkëpunim të mirëfilltë me strukturat e policisë së shtetit dhe konkretisht me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, gjë që është refektuar edhe në kontributin që uniformat blu kanë dhënë kryesisht në mbarëvajtjen e ndeshjeve ndërkombëtare, si për meshkuj dhe femra.
Ndaj, në këtë aspekt, duke shfrytëzuar edhe ditën e dëshmorëve të atdheut, Presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi ka mbështet Policinë e Shkodrës me paisje zbulimi, me rreze të gjatë monitorimi.
Një gjë të tillë e bën të ditur faqja zyrtare e KF Vllaznia përmes njoftimit në fjalë:
“Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit, Presidenti i Klubit të Futbollit Vllaznia, z.Alban Xhaferi, në shenjë mirënjohje dhe respekti për të gjithë dëshmorët e kombit që dhanë jetën për lirinë dhe në veçanti për të gjithë kontributin deri në vetëflijim të Forcave të Policisë, në shërbim të garantimit të rendit, sigurisë dhe të drejtave,, i dhuroi Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në prezencën e Drejtuesit të parë z.Ervin Hodaj si dhe Shefit të komisariatit z.Idriz Daulle, paisje zbulimi, me rreze të gjatë monitorimi.
Klubi i Futbollit Vllaznia shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë dëshmorët e kombit të cilët dhanë jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari!”