Friday, April 19, 2024

Basania shkatërron Skraparin, e mund 8-2. Spikasin Abdija dhe Colaj me nga 3 dhe 2 gola. Kampionati Kombëtar i kategorisë së tretë, grupi A

Lexo

Basania FC-KF Skrapari  8-2

(Shënues: Abdija 30’ , 35’ , 65’, Colaj 59’ , 69’, Hasanaj 36’, Sukaj 55’, Likaj 66’/Lame 71’, Lamçe 83’)

Basania FC: Muçejani, Mani, Hila, Zagani, Puka, Mehja, Hasanaj, Radohina, Abdija, Colaj, Lazri. Trajner: Haris Lika

KF Skrapari: Tafa, balla, Kratellari, Haxhiu, Lamçe, Jaho, Sulka, Lala, Lame, Memollari.

Gjyqtar: X. Koci, K. Hyka, G. Xhafa

Basania dhe Skrapasi janë ballafaquar mesditën e sotme në kuadër të javës së 13-të të Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e tretë, grupi A. Ndeshja e luajtur në kompleksin e futbollit të ekipeve kombëtare të Kamzës, është dominuar tërësisht nga skuadra e Basanias, pjesë e Bashkisë Vau i Dejes të Qarkut Shkodër.

Epërsia e Basanias dallohet qartë edhe nga rezultati i thellë 8 me 2 në favor të skuadrës së drejtuar nga trajneri Haris Lika. Spikatjen më të madhe në radhët e kësaj skuadre e kanë bërë Abdija dhe Colaj, të cilët kanë shënuar pesë gola, 3 me firmën e Abdisë dhe 2 të Colajt. Ndërkohë, që tre golat e tjerë kanë për autor, Hasanaj, Sukaj dhe Lika.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje është mbyllur me rezultatin 3 me 0 për Basanian, ndërkohë që në 45 minutat e dyta, skuadra e Likës shënon edhe pesë gola të tjerë, ndërkohë që nga kampi kundërshtar i Skraparit vijnë dy gola në këtë pjesë loje, përkatësisht në minutat 71 dhe 83, me autorë Lame dhe Lamçe, por pa mundur të frenojnë humbjen e thellë përballë Basanias.

Fitorja e sotme ndaj Skraparit, ishte e një rëndësie të veçantë pasi Basania largohet nga vendi i fundit që mbante me vetem 9 pikë, ndërkohë që me tre pikët e marra në këtë ndeshje shkon në kuotën e 12 pikëve duke parakaluar Skraparin e vendit të parafundit me 10 pikë dhe Çermen me 11 pikë.

Tabelën e klasifikimit për grupin e A të kategorisë së tretë e kryeson Adriatiku me 27 pikë i ndjekur nga Përmeti me 26 pikë.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img