Friday, March 29, 2024

Teuta-Tirana, dy përballje brenda katër ditësh në “Niko Dovana”, skuadrat vendosin sezonin

Lexo

Dy ndeshje në katër ditë, i njëjti stadium, të njëjtat skuadra. Teuta e Tirana përplasen dy herë radhazi për kampionat e Kupë, përballje që vendosin shumë për sezonin e dy formacioneve. Pavarësisht renditjes që është shumë e ndryshme, në lojë në 90 minutat e kampionatit, e pastaj ato të gjysëmfinales së kthimit në Kupë, janë objektivat e klubeve.

Teuta kërkon pikë sigurie për të shpëtuar në kampionat e për tiu larguar zonës playout, që mund të prodhojë përplasje të pakëndshme me skuadrat që kërkojnë promocionin nga Kategoria e Parë.

Ndërsa Tirana luan një pjesë titulli në Niko Dovana, sepse një fitore do ti lejonte të shkonte e sigurtë në derbin direkt me Partizanin, ndërsa humbja mund ti kompromentojë gjithcka. Vetëm katër ditë më pas beteja rinovohet, po në Durrës, mes dy skuadrave, Vetëm se këtu bardheblutë kanë sigurinë e 3-0 së ndeshjes së parë, që i bën të besuarit e Edi Martinit të kenë nevojë për një mrekulli për ti penguar rrugën drejt finales bardhebluve. Tre gola janë shumë për ti shënuar kampionëve në fuqi, kryesuesve të kampionatit, që duhet vetëm të mbrojnë rezultatin, por Martini nga katër përballjet sezonale të deritanishme ka dalë dy herë fitues ndaj tyre, edhe pse jo me rezultatin që do ti bënte punë në këtë rast. Gjithësesi, nëse do të jetë një cështje mbijetese apo Europe Teuta ka katër ditë kohë për të luajtur shanset e saj.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img