Sunday, November 24, 2024

Prezantohen edhe dy trajnerët e fundit të Akademisë Vllaznia. Haris Dalipi dhe Luan Zmijani, do të drejtojnë Vllazninë U-13 dhe U-9.

Lexo

Ka përfunduar cikli i riorganizimit të stafeve teknike të Akademisë së Futbollit Vllaznia. Mbrëmjen e sotme janë konfirmuar në vazhdimësinë e detyrës dy trajnerët Haris Dalipi dhe Luan Zmijani, të cilët sipas radhës janë të fundit në listën e prezantimit të stafeve teknike për sezonin futbollistik 2023-2024. Dalipi do të drejtojë ekipin Vllaznia U-13, ndërkohë që Zmijani Vllazninë U-9.

Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia

KF Vllaznia bën të ditur se riorganizimi i Akademisë Vllaznia, sa i takon stafit teknik thuajse ka përfunduar. Tashmë janë emëruar edhe trajnerët e dy ekipeve të tjera. Kështu, Haris Dalipi në sezonin e ri do të jetë trajner i ekipit U13, i cili do të zhvillojë seancën e parë stërvitore ditën e hënë në ora 15:00, ndërsa trajner i ekipit U9 do të jetë sërish Luan Zmijanej. Stërvitja e këtij ekipi do të fillojë pak më vonë sepse edhe kampionati i kësaj grupmoshe starton në një periudhë tjetër.

KF Vllaznia i uron suksese të gjithë trajnerëve në punën e tyre fisnike për të stërvitur dhe edukuar në mënyrën e duhur futbollistët e Akademisë kuqeblu!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img