Saturday, May 4, 2024

Barazim, 0 me 0 në miqësoren, Skënderbeu-Besa

Lexo

Skenderbeu-Besa  0-0

Skenderbeu:Alia,Frasheri,Randi,Prençi,Shaqe,Rabiu,Juri,Liço,Vangjeli,Rashica,Nikaj Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Besa:Kaloshi,Puqa,Kapo,Brener,Nurja,Sulovari,Deliu,Pengu,Mohamed,Berisha,Spahiu Trajner:Lorenc Pashja

Arbitra:Ervin Kotomelo, Ornaldo Sene, Dhimitra Hoxhaj(Korçe)

0 me 0 eshte mbyllur ndeshja miqesore Skenderbeu-Besa, takim ky i  luajtur ne stadiumin “Skenderbeu”, teksa korçaret zhvilluan nje loje me te mire ne pergjithesi.

Ne pjesen e pare te dy ekipet nuk shkuan asnjehere ne portat respektive dhe nuk u shenua asnje rast shenimi. Kjo diçka e veçante pasi ne asnje nga 8 miqesoret e luajtura asnjehere nuk kishte ndodhur qe ne 45 minuta Skenderbeu te mos shenonte asnje rast shenimi.

Pjesa e dyte nisi me nje ndryshim ne fushe per Skenderbeun teksa Vangjeli ia la vendin Gerxho dhe per pasoje ndryshoi edhe skema e lojes teksa Frasheri kaloi ne qender dhe Randi u shty me perpara.

Gjithsesi loja ne minutat e para ka qene e njejta dhe ishte Besa qe ne 2-3 momente edhe mund ta ndeshkonte Skenderbeun.

Rasti i pare i Skenderbeut do te vinte ne minuten e 62-te por mbrojtja ndal topin qe po shkonte ne porte. Vetem 30 sekonda me vone eshte Liço qe gjuan lehte dhe shpeton porta e Beses.

Ne minuten e 70-te eshte Nikaj qe per pak sa nuk shenon por perseri topi perplaset ne mbrojtjen kavajase dhe nuk perfundon ne kuadrat. Ne minuten e 73-te po Liço leshon nje predhe dhe serish mbi traverse. Fleçer ne minuten e 80-te gjuan nga vendi fuqishem por pret portieri kavajas.

Perfundimisht 0-0 dhe mund te themi qe ishte barazimi i radhes per Skenderbeun, kete here ndaj Beses 0-0 barazimi i 5-te ne 8-te ndeshje te luajtura gjate fazes pergatitore.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img