Monday, April 29, 2024

Trajneri Ergi Borshi e nis me fitore drejtimin e Vllaznisë U-21. Kuqeblutë mundin Besëlidhjen në miqësore, 2-0

Lexo

Vllaznia U21-Besëlidhja  2-0 (Shënues: Gledjan Pusi, Frank Obando)

Vllaznia U21: Jukaj, Brahimi, Beci, Pusi, Kapllanaj, Cungu, Sala, Paloka, Maliqi, Obando, Dodaj.(U aktivizuan: Bunjaj, Jahja, Muleci, Zaganjori, Dulaj, Shimaj). Trajner Ergi Borshi.

Besëlidhja: L. Kaçaj. Alcani, Zefi, Dibra, Vukaj, Kaceli, Ruqi, Marku, Bardulla, Tatej, Musarai.(U aktivizuan: Gjoka, D. Marku, Veseli). Trajner Dritan Smajli.

Vetëm dy ditë nga emërimi në drejtimin e Vllaznisë U-21 dhe trajneri Ergi Borshi ka preferuar që menjëherë të ketë një miqësore, sepse sipas tij, një gjë e tillë e ndihmon për t’u njohur më nga afër me kontigjentin e skuadrës.

Në fakt, për Ergi Borshin, djalin e ish futbollistit kampion me Vllaznisë, Ferit Borshi, që më pas spikati edhe trajner i suksesshëm me ekipet e moshave tek Vllaznia dhe më gjërë, puna në ekipin U-21 nuk është e panjohur sepse më herët ka punuar si ndihmës i teknikut anglez Dean Sibson.

Në miqësoren e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi”, Vllaznia U-21 pati përballë Besëlidhjen e Lezhës, skuadër që aktualisht drejtohet nga një ish futbollist i Vllaznisë, si Dritan Smajli, që fatkeqësisht këtë sezon luan në kategoria e dytë.

Jukaj, Brahimi, Beci, Pusi, Kapllanaj, Cungu, Sala, Paloka, Maliqi, Obando, Dodaj, ishin futbollistët që trajneri Borshi aktivizoi nga minuta e parë, ndërkohë që gjatë ndeshjes pati hapësirë edhe për Bunjaj, Jahja, Muleci, Zaganjori, Dulaj dhe Shimaj.

Krahas elementit bazë të 21 vjeçarëve, në këtë miqësore, luajtën edhe futbollistë nga skuadra e parë, mes të cilëve edhe ekuadoriani, Frank Obando.

E gjithë ndeshja ka përfunduar me fitoren e Vllaznisë U-21 me rezultatin 2 me 0. Autorë të golave për skuadrën kuqeblu ishin Gledjan Pusi dhe Frank Obando. Një miqësore, e cila duket se e ka lënë të kënaqur trajnerin Borshi, i cili në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, tha:

“Ishte ndeshje testuese me qëllim njohjen e ekipit, pavarsisht se unë kam rreth dy vite që punoj me disa prej çunave si tek 21 ashtu edhe tek ekipi parë. Jam shumë,  shumë i kënaqur me djemt, sepse bënë atë që ju kërkua, edhe pse vetem me dy ditë punë, por duhet theksu edhe puna e mirë që ka bërë paarardhësi im Vioresin Sinani. Po presim që të plotësohemi tamam me organikën e futbollistëve, por thelbi ekipit dihet që janë djemtë nga ekipi parë”, shprehet trajneri i Vllaznisë U-21, Ergi Borshi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img