Wednesday, December 11, 2024

Privatizimi i Vllaznisë-Një javë nga faza e dytë, Alban Xhaferi vazhdon të mbetet kandidati i vetëm. Dy të skualifikuarit, “Joni 5 sh.p.k nuk ankimon, Almiro Gurakuqi ka ankimuar brenda afatit dhe pritet përgjigja e komisionit

Lexo

Sot mbushet një javë nga dita e fazës së dytë të Procesit  të “Shitjes me ankand të aksioneve të Klubit të Futbbollit “Vllaznia” sh.a. në masën 100%”. Pas takimit të një jave më parë Bashkia Shkodër doli me një deklaratë shtypi ku ndër të tjera sqaroi se  Njësia e Ankandit, pasi ka shqyrtuar dhe vlerësuar të gjithë dokumentacionin e subjekteve ofertues, pas përfundimit të afateve ligjore të ankimimit/rishikimit administrativ, subjektet e kualifikuara do të njoftohen me shkrim për ecurinë e mëtejshme të këtij proçesi.

Nga sa u mësua, pas fazës së dytë, pas verifikimit të dosjeve përkatëse të dorëzuara nga tre kompanitë kandidate për të blerë Vllazninë, Njësia e Ankandit, ka skualifikuar për parregullsi të dokumentacionit dy prej tre kandidatëve, Emiliano Zhupa dhe Almiro Gurakuqi. Ndërkohë që, kandidatura tjetër e sponsorit aktual të Vllaznisë, Alban Xhaferi ka mbetur në fuqi duke qënë OK me dokumentacionin e dorëzuar.

Sipas ligjit përkatës, kandidatët e skualifikuar kishin të drejtën e ankimimit brenda një afati 7 ditor, i cili ka përfunduar sot. Nga informacionet që Veriu Sport ka arritur të marrë pranë organizmave pëstkatës, mësohet se nga kandidaturat e skualifikuara në fazën e dytë, ajo e “Joni 5 sh.p. k” nuk ka reaguar fare duke mos dorëzuar asnjë ankimim pranë komisionit përkatës. Ndërkohë, kandidatura tjetër, ajo e Almiro Gurakuqit, mësohet se ka dorëzuar brenda afatit të caktuar ankesen për mos kualifikimin e subjektit të tij për fazën e tretë të Ankandit.

Në të tilla kushte, që prej ditës së sotme komisioni përkatës i Njësisë së Ankandit për shitjen e KF Vllaznia, ka të drejtë që brenda një afati 7 ditor t’i kthejë përgjigje zyrtarisht kandidarurës Gurakuqi, nëse është pranuar apo jo ankesa e tij për vazhdimësinë e konkurimit në proçesin e Ankandit.

Pas përfundimit të afatit ligjor të 7 ditëve që i takon të jetë e mërkura e ardhshme, nëse përgjigja ndaj kandidaturës së Almiro Gurakuqit është negative, atëherë automatikisht sponsori aktual i Vllaznisë, Alban Xhaferi, mbetet në fuqi si kandidatura e vetme për blerjen e KF Vllaznia. Dhe, nëse vertet ndodhë kështu, atëherë shuma e ofertës së dorëzuar në dosjen e “Joni 5 sh.p. k” prej 1.3 milion Euro bie poshtë, që do të thotë se mbetet në fuqi oferta fillestare  625 mijë Euro e dorëzuar nga kandidati Xhaferi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img