Thursday, October 24, 2024

Privatizimi i Vllaznisë, zhvillohet faza e dytë, kualifikohet vetëm kandidatura e Alban Xhaferit, dy të tjerat jo

Lexo

Ashtu siç është bërë e ditur më herët, Procesi i “Shitjes me ankand të aksioneve të Klubit të Futbbollit “Vllaznia” sh.a. në masën 100%” është futur sot fazën e dytë. Tre konkurentët e kualifikuar për këtë proces, sponsori aktual i Vllaznisë, Alban Xhaferi si përfaqësues i kompanive që ai përfaqëson,  “Joni 5 sh.p.k” me përfaqësues Emiliano Zhupën, si dhe Almiro Gurakuqi me kompanitë që ai përfaqëson janë paraqitur në orën 10.00 të paraditës së sotme në Bashkinë Shkodër duke zhvilluar takimin e fazës së dytë me Njësinë e Ankandit. Pas rreth 1 orë e 30 minuta, Bashkia Shkodër doli me një deklaratë shtypi duke sqaruar zhvillimet më të reja rreth ecurisë së procesit të privatizimit.

Sot me datë 19/05/2021 në Bashkinë Shkodër, Njësia e Ankandit, e ngritur me urdhërin e titullarit të Bashkisë Shkodër nr. 54, datë 22.01.2021 “Për krijimin e njësisë së ankandit me objekt: “Shitje me ankand aksionet e klubit të futbollit “Vllaznia” sh.a në masën 100%”, pasi ka shqyrtuar dhe vlerësuar të gjithë dokumentacionin e subjekteve ofertues me kujdes, në përputhje me

  • përcaktimet ligjore të ligjit nr.9874, datë 14.02.2008 “Për ankandin publik”, të ndryshuar, dhe VKM 1719, datë 17.12.2008 ” Për miratimin e rregullave të ankandit publik”, të ndryshuar,
  • sipas kushteve dhe kërkesave të përcaktuara në njoftimin e ankandit,
  • sipas dokumenteve standarte të ankandit,
  • dhe dokumentacionit në dosjen e ofertave përkatëse, ka njoftuar me shkrim secilin subjekt ofertues mbi vlerësimin e dokumentacionit teknik përkatës.

Pas përfundimit të afateve ligjore të ankimimit/rishikimit administrativ, subjektet e kualifikuara do të njoftohen me shkrim dhe nepërmjet adresës elektronike nga Autoriteti Shitës Bashkia Shkodër, për datën dhe vendin e zhvillimit të proçedurës vijuese të ankandit.”, thuhet në deklaratën zyrtare të Bashkisë Shkodër.

Ky është njoftimi zyrtar i përcjellë për mediat nga ana e zyrës së shtypit pranë Bashkisë Shkodër, ndërkohë që nga burime konfidenciale pranë qeverisjes vendore mësohet se pas verifikimit të dosjeve përkatëse të dorëzuara nga tre kompanitë kandidate për të blerë Vllazninë, Njësia e Ankandit, e ngritur me urdhërin e titullarit të Bashkisë Shkodër ka skualifikuar për parregullsi të dokumentacionit dy prej tre kandidatëve, Emiliano Zhupa dhe Almiro Gurakuqi. Ndërkohë që, kandidatura tjetër e sponsorit aktual të Vllaznisë, Alban Xhaferi ka mbetur në fuqi duke qënë OK me dokumentacionin e dorëzuar.

Gjithnjë, nga burimet e brendshme pranë Bashkisë Shkodër, mësohet se sipas ligjit përkatës, kandidatët e skualifikuar kanë të drejtën e ankimimit, për të cilin komisioni përkatës duhet t’i kthejë përgjigje brenda afateve të caktuara. Nëse nuk do të ketë ankimin nga palët e skualifikuara, atëherë, kandidatura e sponsorit aktual të Vllaznisë, Alban Xhaferi duhet të shpallet fituese duke gëzuar të drejtën e pronarit të ri të KF Vllaznia.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img