Sunday, May 12, 2024

Probleme për futbollistin kuqezi Marash Kumbulla. Ridëmtimi te Roma e shtyn rikthimin në fushën e lojës. Shqetësohet edhe Silvinjo

Lexo

Rikuperimi i Marash Kumbullës nuk po shkon si duhet. Edhe pse stafi i mjekëve të Romës kishte parashikuar rikthkmin e tij për Krishtlindje “drita” në fund të tunelit duket ende larg.

Sipas medieve italiane mbrojtësi shqiptar tani vuan nga një ngurtësim i aduktorit. 23-vjeçari ka një detyrë të vështirë përpara pasi rikuperimi i dëmtimit në ligamentin kryesor të gjurit është mjaft i gjatë.

Kumbulla shikohet me përparësi edhe nga Silvinjo, i cili po monitoron nga afër situatën pasi shpreson të ketë gati mbrojtësin për finalet e Euro 2024-ës. Edhe pse në moshë të re Kumbulla është njëri nga mbrojtësit me më shumë eksperiencë në rrethin e të grumbulluarve kuqezi. Edhe pse vetëm 23-vjeçar ai numëron plot 70 ndeshje në Serie A.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img